E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fjala sjell vepra te paekspozuara te komunizmit

Ekspozita

Ardian Isufi, Fatos Lubonja, Gazmend Leka, Genc Përmeti, Najada Hamza, Vladimir Myrtezai, janë takuar bashkë për të çelur sot në ambientet e Galerisë FAP në Akademinë e Arteve ekspozitën e përbashkët “Fjala”. Sipas Ardian Isufit, njëkohësisht edhe kurator, kjo ekspozitë është ndërtuar si proces mbi eksperiencat thellësisht të ngushta të artistëve, si instrument efikas i përvojës njerëzore në raport me një situatë të caktuar, si mundësi për të lënë gjurmë, për të shfaqur dhe publikuar edhe vepra të paekspozuara dhe pikante të asaj pjese të historisë që nuk u la kurrë të rrëfehet përgjatë viteve të diktaturës (gjysma e dytë e shek-XX). Janë faqe e “ditarit” njerëzor që “artisti” ka grisur për t’ia shfaqur publikut, sepse “janë shikuesit ata që e bëjnë tablonë” e ku teksti për të cilën vjen si kontekst i përjetimeve të historive të ndryshme njerëzore që shpesh kanë orientim dokumentar apo simbolik, ose me anë të dekonstruksionit të fjalës dhe përmbajtjes së saj duke e shndërruar atë (fjalën) në një qenie fizike, që merr frymë, në pjesëz shpirtërore që mëshiron veprën e artit! Tekefundit, kryesorja në art është të zbulojmë esencën shoqërore, morale e psikologjike të jetës intime të njerëzve dhe të marrëdhënieve të tyre, që artin do ta pasuronte shpirtërisht dhe estetikisht.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›