E Shtunë, 31 Tetor 2026

Emigrantet te shqetesuar per kartat

Ndersa procesi i aplikimit per leternjoftimet e reja ka nisur vetem ne qytetin e Tiranes, deklaratat e zyrtareve shteterore kane futur ne kaos emigrantet. Ne njerin prej tyre thuhej se emigrantet nuk do te lejoheshin te dilnin jashte vendit pa u pajisur me karte, prandaj shume emigrante qe jane te regjistruar ne komunat perreth kryeqytetit kane rendur te pajisen me kupone por zyrat e Gjendjeve Civile ende nuk e kane nisur kete proces. Kjo ka ndodhur edhe ne komunen Paskuqan. Por sipas drejtorit te Pergjithshem te Gjendjeve civile, per sa kohe procesi ka nisur vetem ne kryeqytet, te gjithe emigrantet mund te kthehen ne vendet ku ata punojne edhe pa u pajisur me karta identiteti. Shteti shqiptar nuk ka vendosur asnje pengese qe keta persona te mos kthehen ne vendet ku ata punojne.

Keto dite doli ne treg albumi i katert i kengetarit te mirenjohur te muzikes popullore Pajtim Struga. Dhjete hite te reja ka pergatitur Struga per fansate tij te muzikes se Shqiperise se Mesme. Vlera e tij qendron tek fakti se kengetari respekton muziken e vertet tradicionale.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›