Letër e hapur rektorit të UT-së, vëmendje për procesin zgjedhor
20/01/2009 Studentët e Fakultetit të Mjekësisë
Studentët e Fakultetit të Mjekësisë kanë kërkuar vëmendjen e rektorit të Universitetit të Tiranës në respektimin e procesit zgjedhor që do të zhvillohet pranë këtij institucioni. Në një letër të hapur dërguar rektorit Dhori Kule 800 firmëtarët e peticionit kanë kërkuar që të garantohet një proces zgjedhor i rregullt dhe i monitoruar brenda afateve kohore që përcakton rregullorja e zgjedhjeve në Universitete, ligji për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë si dhe statuti i UT-së, i cili, megjithëse i paplotë, është miratuar në parim. “Në Fakultetin e Mjekësisë prej një viti po ushtrohet dhunë studentore, e justifikuar me zgjedhjet për këshillat studentore të 10 janarit të vitit të shkuar, zgjedhje në të cilat u dhunua e drejta kushtetuese e shumicës së studentëve të fakultetit tonë për t’u shprehur me votë. Ky proces i parregullt u pasua me legjitimimin që ju si rektor i UT-së i njohët kandidatit të atëhershëm Qamil Dika, që manipuloi jo vetëm zgjedhjet në këtë fakultet, por edhe ato të Këshillit Kombëtar të Studentëve për përfitime personale absolutisht të paligjshme”, - thuhet në letrën e hapur. Sipas tyre, nëpërmjet kësaj letre i jepet rasti rektorit të UT-së që të demonstrojë se praktika e dhunimit të votës së lirë, manipulimit të zgjedhjeve dhe mohimit kategorik të së drejtës kushtetuese për të votuar janë të huaja për Universitetin e Tiranës, po aq sa janë të huaja jo vetëm për studentët firmëtarë të këtij peticioni, por edhe për të gjithë studentët e tjerë dhe mbarë shoqërinë shqiptare.