E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pronat, lista sipas çmimeve në 12 qarqet

20/01/2009  Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave nis procesin e përllogaritjes sipas hartës financiare

Çmimet për çdo metër katror të truallit në të gjitha qarqet e vendit

Nis procesi i përllogaritjes së dosjeve që do të përfitojnë kompensimin financiar në bazë të fondit të vënë në dispozicion nga qeveria për 208-n, përkatësisht me 500 milionë lekë. Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, mbështetur në listën e çmimeve, të ndryshuar me vendim të qeverisë, ka filluar procesin e llogaritjes së vlerës së kompensimit për çdo metër katror të truallit, ndarje kjo që do të bëhet sipas vlerës së tokës, përcaktuar nga harta e çmimeve për të 12 qarqet e vendit. Sipas nëndrejtorit të AKKP-së, tashmë janë përcaktuar çmimet definitive të vlerës së tokave si truall, tokë bujqësore, sipërfaqet e livadheve, sipërfaqet pyjore, tokat në zonat rurale dhe ato urbane. Vlerësimi i çmimeve përkatëse është ndarë sipas tri kategorive bazë, duke filluar nga çmimet e trojeve urbane, ato të tokës bujqësore si dhe çmimi i tokës që cilësohet si truall fshat.

Harta

Vlera e çmimeve ndryshon sipas vendndodhjes së truallit. Për të 12 qarqet në vend janë përcaktuar dhe vlerat konkrete mbi bazën e të cilave do të bëhet kompensimi financiar i ish-pronarëve. Megjithatë, për përcaktimin e hartës përkatëse janë marrë parasysh treguesit e lejeve të ndërtimit të dhëna që nga viti 2001 e deri në ditët e sotme. Lista përcakton çmimet minimale dhe maksimale për të gjitha qarqet, si Qarku i Elbasanit, Fierit, Vlorës, Durrësit, Shkodrës, Kukësit, Dibrës, Lezhës, Korçës, Gjirokastrës, Beratit dhe Tiranës. Për kryeqytetin vlera e çmimeve është përafruar me vlerat e tregut. Duke përcaktuar çmimet më të larta për zonat më në qendër, ndërsa për periferitë çmimet për metër katror pësojnë zbritje. Konkretisht për zona si ajo që shtrihet pranë Piramidës apo stadiumit, Librit Universitar, janë vlerësuar sipas çmimit të tregut, me 180.000 lekë /m2. Njëkohësisht janë edhe shumë zona të tjera, të cilat janë vlerësuar me çmime edhe më të larta sipas vendndodhjes së tyre (të cilat janë të përcaktuara sipas hartës së mëposhtme).

Përfituesit

Sipas verifikimeve të bëra deri tani nga grupet e punës, janë depozituar konfirmimet pranë Agjencisë, ku po bëhet dhe përllogaritja e kompensimit për dosjet fituese. Ndonëse duhet edhe pak ditë nga publikimi i listave përfundimtare, pohohet se kjo listë mund të rendisë 100-150 persona që do të kompensohen. Për vitin 2008 në ndihmë të procesit të kompensimit qeveria ka përcaktuar fondin prej 500 milionë lekësh, që do të shkojë për llogari të kësaj shtrese. Ndërsa numri i personave që kanë depozituar dosjet shkon në rreth 740, por për shkak të fondit të limituar do të përfitojnë ata që i kanë vendimet më të hershme.

Ndërkohë fondi i vënë nga qeveria për kompensimin e pronarëve për 2008-n arrin në 500 milionë lekë.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›