Pensionet, rritja sipas moshës për 2009-2012
19/01/2009 Diferencimet çdo vit pensionet e fshatit do të rriten më shumë se ato të qytetit
Ndarja sipas kategorive të përfitimit dhe ndryshimi i moshës e periudhës së sigurimit
Përkrah ndryshimit të moshës së daljes në pension, këto të fundit do të shoqërohen edhe me rritje të masës së përfitimit. Sipas strategjisë së hartuar nga ekspertët e Qeverisë për treguesit makroekonomik për tre vitet e ardhshme, detajohet se rritja e pensioneve në rang vendi do të jetë në vlerë mesatare rreth 12 për qind më shume se sa masa aktuale e kësaj pagese. Ndërkohë që brenda kësaj rritjeje, do të ketë diferencime ndërmjet kategorive përfituese, të cilat do të zbatohen sipas ndarjes klasike të pensioneve në ato të fshatit dhe qytetit. Kështu edhe për tre vitet e ardhshme masa e rritjes do të jetë në favor të pensioneve minimale. Kategoritë, të cilat duke filluar nga viti i shkuar e deri në 2012 që do të plotësojnë kriteret e daljes në pension përveç kësaj rritjeje do të jenë dhe përfitues të masave të akorduara më parë sipas periudhave përkatëse. Megjithatë, së shpejti edhe vendi ynë do të përfshihet nga reforma në sistemin e pensioneve, sistem ky që është i ndarë në tre kolona. Kolona e parë është ajo shtetërore, e dyta e ndërmjetme, ndërsa e treta private.
Diferencimi
Ndonëse për tre vitet e ardhshme është parashikuar rritja e pensioneve në vlerë standarde, sërish do të ketë diferencime në masën e rritjes ndërmjet pensioneve minimale dhe atyre maksimale. Kështu çdo vit pensionet e fshatit rriten më shumë se ato të qytetit. E gjitha kjo bëhet me qëllim që në të ardhmen të arrihet të barazohet niveli i këtyre dy kategorive të përfitimeve të pleqërisë. Në bazë të kësaj skeme do të vijohet edhe për rritjet e 2009-2012-s. Kategoritë që duke filluar nga viti në të cilin ndodhemi, si dhe ato që do të dalin në pension në tre vitet e ardhshme përveç rritjes së përcaktuar nga strategjia përkatëse do të përfitojnë masat aktuale të pensioneve, të cilat përfshijnë rritjet e vazhdueshme që janë bërë gjatë viteve të fundit plus rritjen e re që do të bëhet në tre vitet e ardhshme sipas strategjisë së përcaktuar më lart. Përkundrejt këtyre rritjeve edhe në vitet e ardhshme masës së pensionit dhe shtesës që do bëhet gradualisht do t’i shtohen edhe kompensimet e energjisë si dhe kompensimet e përfituara me vendime të veçanta të Qeverisë.
Mosha
Gjatë këtyre viteve ndryshime do të pësojnë edhe mosha e daljes në pension si dhe periudha e sigurimit që duhet të plotësojë secila prej kategorive që do të trajtohet me pension, si ata që kanë vite në skemë, ashtu dhe përfituesit më të rinj të skemës.
Ndryshimet e moshës dhe periudhës së sigurimeve do të synojnë rritje deri në 2012, edhe kjo e diferencuar sipas kategorive në të cilën bëjnë pjesë përfituesit. Për burrat mosha e daljes në pension duke filluar nga 1 korriku 2009 për punët e kategorisë së parë do të jetë rreth 58 vjeç si dhe vjetërsia e punës përkatësisht me 30 vite të njohura. Ndërsa për punët e kategorisë së dytë mosha e daljes në pension do të jetë 63 vjeç dhe 35 vite punë të siguruara, për kategorinë e tretë periudha e sigurimeve do të jetë po e njëjta, ndërsa mosha e daljes në pension do të pësojë një rritje me 1 vit (dalja në pension në moshën 64 vjeç). Po e njëjta skemë do të ndiqet edhe për gratë, të cilat në tre vitet e ardhshme sipas kategorizimit të profesioneve do t’u shtohet dhe mosha e daljes në pension sipas tabelës përkatëse me 1 deri në 2 vite më shumë. Kjo e fundit do të shoqërohet dhe më të njëjtin model shtimi të viteve të sigurimit që duhen për t’u trajtuar me pension.
Rritja e re sipas kategorive:
Të ardhurat minimale për pensionin e plotë të qytetit:
Është
9515 lekë + 350 + 150 + 500 + 760 = 11275 lekë
Bëhet
10 465 lekë + 350 + 150 + 500 + 760 = 12 226 lekë
Të ardhur maksimale për pensionin e plotë të qytetit:
Është
19030 lekë + 350 + 150 = 19530 lekë
Bëhet
20933 lekë+ 350+150= 21433 lekë
Të ardhurat e pensionit të plotë të fshatit:
Është
5200 + 200 + 690 = 6090 lekë
Bëhet
6240 + 200 + 690 = 7130 lekë
MOSHA DHE PERIUDHA E SIGURIMIT QE KERKOHET NE
VITE PER SEICILEN KATEGORI / BURRI
Kategoria I Kategoria II Kategoria III
Vitet Mosha Vjetersia e punes Mosha Vjetersia e punes Mosha Vjetersia e punes
01.07.2009 - 30.06.2010 58 30 63v 35 64v 35
01.07.2010 - 30.06.2011 58 31 63v 6m 35 64v 6m 35
01.07.2011 - 30.06.2012 59 32 64v 35 65v 35
01.07.2012 - 30.06.2013 59 33 64v 6m 35
01.07.2013 - 30.06.2014 60 34 65v 35

VITE PER SECILEN KATEGORI
GRUAJA
Kategoria I Kategoria II Kategoria III
Vitet Mosha Vjetersia e punes Mosha Vjetersia e punes mosha Vjetersia e punes
01.07.2009 - 30.06.2010 53 30 58v 35 59v 35
01.07.2010 - 30.06.2011 53 31 58v 6m 35 59v 6m 35
01.07.2011 - 30.06.2012 54 32 59v 35 60v 35
01.07.2012 - 30.06.2013 54 33 59v 6m 35
01.07.2013 - 30.06.2014 55 34 60v 35