Emigranti i mbytur në Itali, familja kërkon gjetjen e trupit
Në shtëpinë e familjes Murataj, në fshatin Rerës rreth 10 kilometra larg nga qyteti i Fierit, që prej 10 ditësh morti qëndron i hapur. Djali i vetëm i Bashkim Muratajt ka humbur jetën në Milano të Italisë, ku jetonte si emigrant prej shumë vitesh. Teksa lyente kangjellat e njërës prej urave të shumta, që kalojnë mbi lumin Po, në zonën e Kremonas në Milano, në një moment pakujdesie, i rrëshqet këmba dhe trupi i tij humbet në ujin e rrëmbyeshëm të lumit. Operacionet e kërkimit vazhduan për disa ditë nga ana e policisë italiane, por pa rezultat. Trupi i të riut shqiptar ende nuk është gjetur. Ndërkohë të afërm dhe familjarë apelojnë për ndihmë nga ana e autoriteteve shtetërore shqiptare dhe atyre italiane, që të rinisen kërkimet për gjetjen e trupit të të riut shqiptar, në mënyrë që ata të kenë mundësi të rikthejnë në atdhe kufomën e tij. Ata kërkojnë vetëm të kenë një trup, mbi të cilin të vajtojnë, ndërkohë që rrëfejnë se morti do të qëndrojë i hapur në shtëpinë e prindërve, derisa të bëhet ceremonia mortore e djalit të tyre të vetëm.
Laurent Murataj, 31 vjeç, nga fshati Rerës, kishte 10 vjet që jetonte si emigrant në Itali. Kushtet e vështira ekonomike dhe mungesa e punës në vendlindje e kishin detyruar Laurentin që sapo të mbushte 21 vjeç t‘i hipte një gomoneje dhe bashkë me disa shokë të tij të nisej drejt brigjeve italiane. Fillimisht ishte rropatur për të gjetur një punë stabël, por fatmirësisht kishte mundur të bënte dokumentet dhe të merrte lejen e qëndrimit. Vitet e fundit kishte mundur të sistemohej në një firmë që ndërtonte dhe mirëmbante urat e dukej se ishte stabilizuar përfundimisht. "Isha mjaft i kënaqur me punën dhe sjelljen e tim biri. Gjithmonë më thoshin vetëm fjalë të mira për të. Mendoja se isha një baba fatlum, por paskam qenë shumë fatkeq. Djali im i vetëm nuk jeton më", nis të tregojë i ati, Bashkimi, por lotët e pengojnë të flasë më tepër. Shtëpia e Muratajve që prej 10 ditësh është hapur për miq dhe të afërm, që nuk rreshtin së vizituari dhe ngushëlluari familjarët në këto ditë zie për ta.
Nga babai i emigrantit mësojmë se mesditën e 12 marsit, 31- vjeçari kishte qenë duke punuar së bashku me një shokun e tij në një urë hekurudhore që ndodhet mbi lumin Po, në zonën e Kremonas në Milano. "Ishte në fund të punës dhe teksa po hipte në një kangjellë të saj, i kishte rrëshqitur këmba dhe kishte rënë në lumë. Ngjarja është parë nga afro 60 punëtorë të tjerë që merreshin me rikonstruksionin e urës. Na thanë se djali tentoi tri herë të dilte mbi sipërfaqen e ujit, por më pas nuk u pa më. Forcat e shpëtimit, policia italiane, si dhe palombarët kërkuan për katër ditë me radhë, por nuk arritën ta nxjerrin në sipërfaqe trupin. Ndërkohë që çështja tani i ka kaluar karabinierisë, e cila po kryen kërkime sporadike", tregon babai i pikëlluar nga vdekja tragjike e djalit. Informacioni në vendlindjen e tij ka ardhur me vonesë, pasi të afërmit e 31-vjeçarit që jetonin me të në Itali nuk donin të shqetësonin nënën dhe babanë e tij. Feçor Murataj, xhaxhai i emigrantit, i cili ka ndjekur nga afër operacionin katërditor të kërkimit, shpjegon se: "Duhet një sensibilizim i autoriteteve tona dhe atyre italiane, që të rinisin kërkimet intensive. Operacionet e kërkimit zgjatën vetëm katër ditë dhe u ndërprenë, pavarësisht se nuk e gjetën trupin. Ndërkohë unë dhe të afërm të tjerë morëm kontakt me konsullatën tonë në Romë, si dhe me ambasadën. U takuam dhe me ambasadorin, të cilit i kërkuam të na ndihmonte, duke ndërhyrë për rinisjen e kërkimeve", tregon Feçor Murataj, xhaxhai i emigrantit, i sapokthyer nga Milano. Ndërkohë mësojmë se mjaft shokë, të njohur dhe të afërm të Laurentit, që jetojnë në Itali, kanë nisur kërkimet vullnetare. "Kërkuam nëpër të gjithë rrjedhën e lumit. Shkuam deri në grykëderdhje të tij, por nuk mundëm të gjejmë gjë. Nëse nuk vijojnë kërkimet e specializuara nga palombarët, trupi i Laurentit mund të mos gjendet asnjëherë. S‘kërkojmë asgjë më shumë prej autoriteteve shtetërore italiane dhe shqiptare, vetëm gjetjen e trupit. Të gjitha shpenzimet do t‘i marrim vetë përsipër. Vetëm eshtrat e Laurentit duam që të na vijnë në vend", thonë familjarët e emigrantit.
Një ditë më parë, në familjen e prindërve në Rerës ka mbërritur bashkëshortja e Laurentit. Ata kishin vetëm një vit të martuar dhe çifti i ri, prej dy muajsh, ishte gëzuar me një djalë. Bashkëshortja e emigrantit të mbytur tregon se Laurenti ishte i siguruar në punë, por ka qenë një pakujdesi e tij që ka shkaktuar tragjedinë. Ndërkohë, vaji në shtëpinë e prindërve nuk ka pushuar për asnjë moment, që kur mbërriti lajmi i kobshëm për humbjen e djalit të vetëm.
Rasti
Zona e Rerësit ka njohur edhe më parë histori të dhimbshme emigrantësh. 12 vjet më parë, në marsin e vitit 1997, 28 banorë nga ky fshat humbën jetën në Kanalin e Otrantos, teksa udhëtonin në mënyrë klandestine në anijen "Sibila". Mjeti lundrues u mbyt dhe të 28 banorët e këtij fshati humbën jetën në ujërat e detit Jon