Çfarë e ndan policinë nga prokuroria?!
Çfarë e ndan policinë nga prokuroria?!
"Nuk po e kuptoj, ku jemi këtu! Në analizën e Policisë së Tiranës, apo atë të Prokurorisë...?!". Ky ka qenë reagimi i menjëhershëm i kreut të bluve të kryeqytetit, Tonin Vocaj, menjëherë pas "përzënies" së gazetarëve, në përfundim të startimit të mbledhjes, ku u krye analiza vjetore e akuzës së rrethit të Tiranës. Ky "rebelim" është i faktuar sipas mediave, por edhe nëse Vocaj nuk ka deklaruar kështu, pas asaj që panë të gjithë në televizione, apo lexuan në gazeta, të paktën ashtu duhet të ketë menduar. Dhe me të drejtë. E menduar, e thënë mes kolegëve a prokurorëve, apo artikuluar "në nxitim e sipër" për ndonjë gazetar të kronikës, thënia është e saktë. Në fillim të asaj analize, aq sa u lejua për publikun (median) u fol vetëm për mangësitë e policisë. Tri ditë më parë, "i blinduar" në podium prej shefes së tij të madhe, Ina Rama, dhe kryehetuesve të çështjeve më të bujshme, por edhe më madhore ("Gërdec" dhe "Rrëshen-Kalimash") kreu i prokurorisë së kryeqytetit, Gent Xholi, siluroi fort uniformat blu dhe konkretisht Policinë Gjyqësore. Ndërkohë që kamerat filmonin dhe gazetarët shënonin, Xholi lexoi me zë të lartë kreun e raportimit për punën e kryer nga dikasteri që drejton gjatë vitit 2008: në punën e policisë së kryeqytetit ka mangësi në hetime, krimet kundër jetës dhe pronës kanë ardhur në rritje, vjedhjet me dhunë po spikasin në fushën e kriminalitetit etj., etj. Më poshtë do të rendisim shifra dhe akuza alarmuese të artikuluara para kamerave, por le të merremi pak me atë që ndan prokurorinë nga policia. Hallka që i bashkon është policia gjyqësore. Rreth 6 muaj më parë, pas një marrëveshjeje mes kryeprokurores Ina Rama me ministrin e Brendshëm, Bujar Nishani, policia gjyqësore kaloi përfundimisht nën varësinë e Policisë së Shtetit. Ka pasur një periudhë të gjatë, kur ky sektor që ndërthur veprimet e bluve me akuzën, nuk ka ditur saktë nga varej institucionalisht. Në tjetër vend raportonin, në vend tjetër paguheshin. Gjithsesi, tani policia gjyqësore është në varësi të Policisë, por me pozitat dhe fuqinë e të paktën nënprokurorëve. Janë ata që përpilojnë dosjet dhe gjithmonë nën mbikëqyrjen e prokurorëve. Janë po ata që e kanë detyrim-përcaktim të njoftojnë të ngarkuarin e akuzës sipas çështjes që ndjekin për çdo hap që hedhin në hetim. Me pak fjalë, nëse prokuroria godet policinë gjyqësore sipas ligjit (të paktën), por edhe rutinës së punës, ka goditur vetveten. Ja çfarë lexoi Xholi në analizën e fundit:
"Gjatë vitit 2008, në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë janë regjistruar 6989 kallëzime penale, të cilat kanë ardhur në përqindje më të madhe nga Policia e Shtetit. Në krahasim me një vit më parë janë regjistruar 168 kallëzime më shumë. Nga verifikimi është vendosur të shqyrtohen 469 raste dhe mosfillim për 2061 raste, ku aktualisht 259 kallëzime janë mbartur për vitin 2009. Në krahasim me vitin 2007 është rritur me 468 numri i atyre rasteve ku është vendosur mosfillimi i procedimit penal. Kjo rritje ka ardhur për mosstudim dhe verifikim të materialit kallëzues...".
Shifrat janë skandaloze nëse shtojmë edhe që "në disa raste, të implikuar në drogë dhe vrasje, janë liruar nga mungesa e provave". Vini re, për 2061 vepra penale nuk ka pasur fillim të çështjeve penale, apo civile. Dhe e ka fajin policia, e cila nuk është e pamëkat?! Ka një pyetje të thjeshtë. Kush e finalizon punën e policisë në gjykatë? Nëse mes policisë dhe prokurorisë hallka që lidh është policia gjyqësore me gjykatën, aty ku jepet drejtësia, aty ku "korret" sakrifica dhe rreziku i policisë, është prokuroria. Nëse thuhet publikisht se droga është kthyer në paracetamol, përse nuk arrestohen nga prokuroria ata që e kanë bërë? Sa prokurorë janë hequr nga puna me urdhra administrativë, edhe kur janë kapur në flagrancë?! Numërohen me gishta. Po oficerë policie? Duhet një natë dimri t‘i numërosh...
"Transparenca" e prokurorisë dhe fisnikëria e policisë
Menjëherë pas publikimit të pjesës së analizës së prokurorisë, ku flitej vetëm për mëkatet e policisë, reagoi Drejtoria e Policisë së Tiranës. Faktikisht, mediat kishin zbardhur dhe transmetuar në mënyrën më besnike ato që artikuloi kryeprokurori Xholi. Se çfarë ka ndodhur më pas në analizën e akuzës edhe sot e kësaj dite askush nuk e di dhe s‘ka shans ta mësojë ndonjëherë zyrtarisht. Por, gjithsesi, "diçka" u mësua nëpërmjet një njoftimi të policisë, e cila ishte e ftuar në atë analizë. Ja çfarë thuhet aty: "Në lidhje me disa shkrime të publikuara në median e shkruar, ku pasqyrohet analiza e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe disa vërejtje për Policinë e Tiranës, në këtë analizë sqarojmë opinionin publik si më poshtë: Analiza e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë ka qenë një analizë normale pune, ku janë analizuar rezultatet e punës së Prokurorisë dhe Policisë Gjyqësore, në luftën kundër kriminalitetit për vitin 2008 dhe në mënyrë të veçantë, janë përcaktuar rrugët dhe detyrat për vitin në vazhdim. Gjatë kësaj analize, nga drejtuesit e Prokurorisë së Tiranës janë bërë vlerësime mjaft pozitive për punën e Policisë dhe në mënyrë të veçantë, për rritjen e profesionalizmit të shërbimeve të policisë gjyqësore të Policisë së Tiranës, përgjatë kryerjes së hetimeve. Në këtë analizë, janë përcaktuar rrugët dhe drejtimet e përmirësimit të punës midis Policisë së Shtetit dhe Prokurorisë. Po kështu, është evidencuar fakti se, koha kur Policia dhe Prokuroria bënin përgjegjëse njëra-tjetrën mbi rezultatet e kriminalitetit, tashmë është tejkaluar". E bukur! Policia shpërndan njoftim për shtyp për çfarë u tha e u vendos në analizën e prokurorisë. Gjest sa fisnik aq edhe nga "halli". Fisnik, sepse krerët e policisë së kryeqytetit s‘mund të bien në kurthin e një debati, apo sherri me institucionin me të cilin ndajnë dhe punojnë për të njëjtin qëllim: zbulimin, kapjen dhe çuarjen përpara drejtësisë së krimit. Suksesi dhe dështimi vuloset njësoj në kurriz të tyre. Është "hall", sepse në vend të reagonte prokuroria ndaj shkrimeve ku citohej "germë për germë" kryeprokurori i Tiranës, u detyruan vetë të "kthjellonin" çfarë ndodhi në analizën e një institucioni tjetër. Dhe ky është një problem jo i vogël. Nëse policia prej shumë vitesh ka instaluar jo vetëm në qendër, por në çdo drejtori policie zyrat e informimit për median, prokuroria nuk e ka bërë këtë gjë dhe duket se s‘ka ndërmend ta bëjë. Nën alibinë e ruajtjes së sekretit, fshehin edhe bilancet e tyre vjetore... Gjithsesi, kjo është një temë tjetër e mprehtë.