E Shtunë, 31 Tetor 2026

Emigranti në gjyq, trafikoi drogë

 

Tirane – Prokuroria dërgoi dje në gjykatë dosjen penale ndaj një emigranti të arrestuar në kufi me Greqinë, duke trafikuar 1 kilogram hashash. Lajmi konfirmohet nga burime zyrtare të akuzës, sipas të cilave emigranti Gentian Zotaj, 23 vjeç, i arrestuar me 1 kg marijuanë në tentativë për ta kaluar në Greqi, është dërguar në gjyq me akuzën e “trafikut të narkotikëve”. Sipas prokurorisë, Gentian Zotaj, 23 vjeç nga Mallakastra, është arrestuar në flagrancë nga shërbimet kufitare në Kakavijë. Në makinën e tij u gjet lëndë narkotike, ndërsa droga ishte e fshehur në automjetin të cilin e drejtonte emigranti, tip “Wolkswagen” Golf 4, me targa greke.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›