E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tepelene, "hija e Lisit" asgjëson 2083 rrënjë kanabis

Në vendin e quajtur përroi i Harakopit u bë e mundur evidentimi i 3 parcelave të hapura rishtas në dy faqet e përroit ku ishin mbjelle me bimë narkotike kanabis sativa dhe ishte rrethuar me lisa të mëdhenj dhe të dendur. 

TEPELENE- Asgjësohen 2083 rrënje bimë të dyshuara si kanabis sativa në fshatin Kras 2 të Tepelenës. Specialistët dhe Agjentët e Sektorit të Luftës Kundër Krimit të Organizuar në Policinë e Gjirokastres në bashkëpunim me forcat e policisë së Komisariatit të Tepelenës kanë zhvilluar operacionin e koduar “HIJA E LISIT” në pyllin e fshatit Kras 2. Si rezultat i këtij operacioni në vendin e quajtur përroi i Harakopit u bë e mundur evidentimi i 3 parcelave të hapura rishtas në dy faqet e përroit për të kultivuar bimë narkotike të cilat ishin të mbjella me bimë narkotike Kanabis Sativa dhe e rrethuar me lisa të mëdhenj dhe të dendur. Në këto parcela ishin të mbjella 2083 rrënjë bimë të dyshuara si kanabis sativa , të cilat varionin nga 150 centimetra deri në 3,5 metra të larta. Në momentin që policia ka shkuar në vendin ku ishte parcela , autori i kultivimit të bimëve narkotike duke përfituar nga terreni i thyer dhe i vështirë , dhe me shkurre të dendura ka mundur të largohet dhe tashmë është shpallur në kërkim.
(s.g/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›