E Shtunë, 31 Tetor 2026

Operacioni i Lul Berishës shtyn gjyqin

Kreu i bandës së Durrësit: Kërkoj ndërprerjen e gjyqit, pa praninë time

TIRANË- Operacioni i kreut të bandës së Durrësit, Lulzim Berisha, shtyn procesin gjyqësor në Gjykatën e Krimeve të Rënda. Lul Berisha i është nënshtruar një ditë më parë operacionit për heqjen e apandesitit në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë. Pas operacionit dy orësh, ai është transferuarnë Qendrën Spitalore të Burgut në kryeqytet, në gjendje të mirë shëndetësore dhe po i nënshtrohet një mjekimi të rregullt për përmirësimin e shëndetit të tij pas operacionit. Ky operacion është bërë shkak që i pandehuri Berisha të mos paraqitet në seancën e radhës, që ishte caktuar gjatë paradites së djeshme në Gjykatën e Krimeve të Rënda në kryeqytet, ku po gjykohet bashkë me ish-pjesëtarët e “bandës” për një sërë veprash të rënda penale që dyshohet se Berisha dhe “shokët” e tij i kanë kryer gjatë një periudhe disa vjeçare në qytetin bregdetar të Durrësit. Përmes një shkrese, drejtuar togave të zeza të kësaj gjykate të kryesuar nga gjyqtari Gurali Brahimllari, i pandehuri Lulëzim Berisha kërkonte moszhvillimin e seancave gjyqësore pa praninë e tij në sallën e gjyqit, si dhe ndërprerjen egjyqit, duke njoftuar njëkohësisht për pamundësinë e paraqitjes së tij në sallë, për shkak të gjendjes jo të mirë shëndetësore. Ndërkohë, në këtë seancë gjyqësore nuk u paraqitën edhe disa nga avokatët mbrojtës të të pandehurve të tjerë të kësaj bande, që detyroi togat e zeza të shtyjnë seancën për javën e ardhshme. Të pandehur në këtë proces gjyqësor janë 16 persona, të cilët akuzohen për një sërë episodesh kriminale, mes tyre edhe vrasje të bëra në kuadër të organizatës kriminale, vite me parënë qytetin e Durrësit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›