E Shtunë, 31 Tetor 2026

Emigranti vetevaret tek i vellai

Një i emigrant i sapo ardhur nga Greqia i ka dhënë fund jetës se tij duke u vetëvarur në shtëpinë e të vëllait të tij në Memaliaj.  Më herët ai i ka telefonuar të bijës së tij 15 vjeçe ne Greqi dhe i ka treguar se do të vriste veten.  Sipas policisë lokale, në qytetin Memaliaj, në katin e dytë të një pallati, në banjën e banesës së shtetasit A.SH ,  vëllai i të  zotit të banesës shtetasi Ilirjan Shuaipi , 42 vjec me banim të përkohshëm në Greqi , është vetvarur me një litar neiloni të cilin e kishte lidhur në qafë dhe në një tranversë prej hekuri  që ishte e montuar në banjë për mbajtjen e dushit  dhe për pasojë ky shtetas ka gjetur vdekjen. Viktima Ilirjan Shuaipi , ishte i martuar me dy fëmijë dhe sëbashku me familjen jetonte në Greqi. Policia thote se ky person ka varur veten si pasojë e depresionit, momentin kur ndodhej i vetem ne shtepi, pasi i vëllai dhe gruaja e tij ishin larguar per ne pune. 
Viktima para se të kryente vetëvarjen ka lënë dhe një letër ku shkruante shkurt se donte të largohej nga kjo jetë  dhe u ka telefonuar  dhe fëmijëve e bashkëshortes ku u kishte kërkuar falje për veprimin që do kryente.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›