Emiljano Shullazi kerkon gjykim te shkurtuar

Ka filluar proçesi gjyqësor ndaj Emliano Shullazit. Ky i fundit i ka kërkuar gjykatës penale të Tiranës gjykim të shkurtuar duke pranuar kështu aktet e prokurorisë. Kjo është seancë e parë ndaj Shullazit dhe Gilmano Danit, të cilët u arrestuan në nëntor të vitit 2011. Ndaj Shullazit rëndon akuza e armëmbajtes pa leje, ndërkohë ndaj Danit rëndon akuza e dëshmisë së rreme. Të dy të akuzuarve gjatë momentit të arrestimit iu sekuestrua një pistoletë, një maskë e një makinë. Sipas prokurorit të çështjes, arma e sekuestruar në vendin ku u arrestuan Shullazi dhe Dani i përkiste të parit. Ndërkohë, në seancën e caktimit të masës së sigurisë para gjykatës Shullazi mohoi të ishte e tij arma, ndërsa Dani pranoi pronësinë e saj. Sipas Danit, armën e mbante me vete për vetëmbrojtje, për shkak të problemeve të tij personale. Ndërkohë të martën u ekzekutua Alind Fuga i njohur si mik i Emiliano Shullazit dhe njëra nga pistat në të cilat po heton policia është ajo e hakmarrjes si pasojë e shoqërisë së viktimës me Shullazin. Ndërkaq gjykata e Tiranës do të japë vendimin për pranimin ose jo të gjykimit të shkurtuar më 28 mars.