E Shtunë, 31 Tetor 2026

CEZ trajnon faturistet e energjise

Drejtori i drejtorise së matjeve në CEZ, Dhimitër Kote, sqaron se kompania po bashkëpunon me zyrat e punës pranë bashkive apo komunave, duke trajnuar si lexues të ardhshëm, persona që janë regjistruar si të papunë pranë këtyre zyrave.
Gjithashtu, Cez Shpërndarje duke filluar që nga janari i këtij viti, ka nisur monitorimin në terren të lexuesve të matësave. Projekti konsiston në monitorimin e punës në terren të 100 lexuesve, për të cilët janë raportuar më shumë ankesa.
Deri tani, nga qendrat e leximit të CEZ Shpërndarje janë trajnuar rreth 40 veta dhe kompnia është e angazhuar të vazhdojë këtë project, që është në dobi të komunitetit, klientëve të saj dhe vetë kompanisë, për të ardhmen.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›