Emina në "Daily News"

Gazeta amerikane “Daily News” i ka dedikuar një shtojcë të veçantë 100 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë.
Në kuadër të festës së pavarësisë, kjo gazetë prestigjioze ka shkruar një artikull me titull “Who’s Who”, duke zgjedhur shqiptarët më të njohur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.Krahas titullit ''Urime dita e pavarësisë Shqippëri'', është vënë fotografia e modeles shqiptare Emina Çunmulaj, realizuar nga fotografi Fadil Berisha, ku shfaqen edhe të rinjë me veshjet tona kombëtare. Së bashku me modelen dhe fotografin, "Daily News'' ka shkruar edhe për shqiptarë të tjerë që jetojnë në SHBA, si: Gani Bardha, Jim Xhema, Bruno Selimaj, Skender Ghilaga, Stan Dragoti, Bardhyl Tirana, William Gregory, Harry Bajraktari e Elez Biberaj. /R.K./Indeksonline/