E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Fenomeni Pagarushian"

Këngëtarja e njohur, Nexhmije Pagarusha, është nderuar të dielën mbrëma në Tiranë, nga presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani, me urdhërin "Nderi i kombit".

E frymëzuar nga kjo, Pagarushën e ka vlerësuar lartë edhe Eda Zari, e cila ka shënuar në rrjetet sociale:
"Fenomeni Pagarushian mbetet unik dhe i pa përsëritshëm nga lloji dhe sera e saj. E shtrenjta Nexhmije Pagarusha shpallet "Nderi i kombit".Ta kam idhull bukurinë e shpirtit artistik. Qofsh e bekuar!"

Urdhëri “Nderi i kombit” Pagarushës i është dhënë me motivacionin: “Artistes së shquar me zë të rrallë dhe interpretim virtuoz, që i dha shpresë dhe besim popullit shqiptar të Kosovës në vitet e vështira të pushtimit serbomadh dhe që i shtoi vlera dhe cilësi të reja kulturës shqiptare, duke u bërë pikë e rëndësishme referimi në historinë e saj”. / Rozafa Kelmendi / Indeksonline /

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›