"Dafina arrogante"

Këngëtarja Dafina Zeqiri, bashkë me shumë artistë të tjerë, kryesisht të rrymës hip-hop dhe R&B, ka performuar në koncertin festiv të mbajtur në fillim të kësaj jave në Tiranë.
Përveç se për performancën e saj, Dafina është perfolur nga mediat shqiptare pë sjelljet e saj "të pahijshme''.
Sipas ''Mapo", ndryshe nga kolegët e saj, Dafina ka preferuar të qëndrojë vetëm, pa u përzier shumë me kolegët e tjerë, përveç atyre që konsideronte miq, siç ishte MC Kresha. Edhe fansat por edhe fotoreporterët që kanë qenë të pranishëm atë ditë janë përballur me një sjellje të pahijshme dhe arrogante të këngëtares. madje, me të njëjtin ton agresiv ajo u përgjigjej edhe njerëzve të cilët ishin kuriozë për të. /Indeksonline/