Kaka nuk dëshiron të largohet nga Real Madridi

Nga Express më 29 gusht 2011 në ora 14:11
Futbollisti brazilian, Kaka, ka mohuar zërat për largimin e tij nga Real Madrid gjatë këtij afati kalimtar. Ish mesfushori i Milanit, ka përsëritur dëshirën se dëshiron të mbetet pjesë e klubi mbretëror.
“Zërat se babai im po flet me klube të tjera për një transferim timin janë gënjeshtra. Dua të luaj vetëm për Real Madrid. Jam shumë i qetë. Trajneri më ka dhënë besim dhe unë do të punoj për të ndihmuar skuadrën”, ka thënë Kaka, pas ndeshjes që Real Madrid e fitoi bindshëm përballë Zaragozas 6:0.
Ditë më par mediat italiane shkruanin se Kaka do të rikthhet në Milan, aty ku bëri emër si futbollsitë.