Eminem: “Muzika më shpëtoi nga droga”
Pas “Encore” (2004) heshtje. Ndonjë paparac kishte mundur ta fotografonte por kanë qenë të pakta rastet kur ai është ekspozuar në publik. Pas kaq vitesh, këngëtari i njohur me emrin Eminem vjen me këngën më të re “We Made You” (në të cilën ironizon edhe dashurinë prej lesbikesh të Lindsi Lohan) dhe disku “Relapse” do të dalë në treg më 19 maj. “Gjatë kësaj kohe kam qenë në një qendër dizintoksimi, por nuk ia dola mbanë”,- ka pohuar reperi për revistën “XXL”, - dhe kështu shkruajta këngët e këtij disku për të shpëtuar veten. Në atë kohë nuk isha i gatshëm ta lija drogën. Hyra dhe dola nga qenra e dizintoksimit pa asnjë rezultat dhe kështu mendova që gjithë kohën që kisha në dispozicion ta shfrytëzoja për të krijuar këngë të reja. Kështu u zgjidh problemi im dhe në të njëjtën kohë bëra diçka të vlefshme. Albumi do të dalë në dy pjesë: e para do të dalë më 19 maj, ndërsa pjesa e dytë do të publikohet në fund të vitit. Kënga “We Made You”, mendohet se nuk ka sjellë ndonjë risi përsa i përket teknikës së përdorur edhe më parë. Personazhet që ironizohen në këtë krijim të ri janë: Xhesika Simpson, Emi Uainhaus, ish-çifti Lindsi Lohan dhe Samanta Ronson.
17 Prill 2009