Oksana Pochepa, pranon se është e dashura e Mel Gibsonit
Mel Gibson tashmë duhet të shqetësohet seriozisht për pasionin e Oksana Poçhepës. Në një intervistë për “The Sun”, këngëtarja 24-vjeçare ruse bëri të ditur se prej muajsh ka një lidhje sentimentale me aktorin. Sipas saj, kjo është shumë më tepër se një flirt. “Bëhet fjalë për një lidhje serioze dhe shpresoj që ajo të jetë e vërtetë dhe të zgjasë sa më shumë”,- u shpreh Pochepa. Këngëtrja është njohur me aktorin në gusht të vitit 2008, kur ajo u caktua të kompozonte një këngë për filmin e ardhshëm të Gibsonit ”Edge of Darkness”. Avokatët e aktorit janë shprehur se ai dhe bashkëshortja Robin kishin tre vjet të ndarë dhe lidhja me këngëtaren ruse nuk mund të konsiderohet tradhëti.
Menjëherë pas intervistës së Oksanës, kanë reaguar të gjitha mediat të cilat kanë shtuar pyetjen: A është e drejtë që Mel Gibson ka një lidhje dashurie me 24-vjeçaren, pasi ajo është më e re se vajza e tij. Megjithatë si kundërpërgjigje vjen edhe një fakt tjetër, ai i ndarjes së aktorit me bashkëshorten prej një kohe të gjatë, çka i jep atij të drejtën të jetë i lirë për çdo veprim. Divorci do t’i kushtojë aktorit shumë dhe është konsideruar si divorci më i kushtueshëm në botën e spektaklit.
17 Prill 2009