Emiratet njohin pavarësinë
Emiratet e Bashkuara Arabe njohën dje pavarësinë e Kosovës, njoftuan burime të ndryshme. "Emiratet e Bashkuara Arabe deklarojnë se njohin Kosovën si një shtet sovran të pavarur", njoftoi agjencia zyrtare e lajmeve WAM. Emiratet e Bashkuara Arabe janë vendi i 51 që njohin pavarësinë e Kosovës dhe i pari vend arab që njeh Kosovën si shtet të pavarur.