Enveri turbullon serish
Filloi thuajse si shaka një vit përpara, kur një televizion, jo i parëndësishëm në jetën mediatike shqiptare, paralajmëroi se ky do të ishte viti i Enver Hoxhës. Pas kësaj, familjarë të diktatorit, mbështetës të hapur dhe të fshehtë, ish-spiunë e naivë të pakorrigjueshëm, por edhe njerëz që nuk e kanë jetuar si të maturuar periudhën e komunizmit, në mënyrë thuajse të pandjeshme ringritën ndërtesën "e pafajshme" të nostalgjisë.
Shtëpia e tij e lindjes është shndërruar në një qendër pelegrinazhi, raportohet, ku kryetarë partizash të vogla komuniste keqtrajtohen nga familjarë që aderokan në të tjera partiza komuniste, po aq të vogla e të parëndësishme. Nga ribotimi periodik dhe pa qëndrim kritik i arkivave të komunizmit në gazetat më të shitura të vendit, u arrit tek emisione të plota televizive, ku familjarë të diktatorit thurnin pezhishkën e padukshme të po kësaj nostalgjie. Gazetaria televizive shqiptare pati edhe një herë rastin të dëshmojë një nga paaftësitë e saj tashmë evidente: papërgjegjshmërinë publike si produkt i joprofesionalizmit.
Në të vërtetë kjo dukuri kishte filluar kohë më parë, atëherë kur një gazetar i njohur pyeste ish-shefin e SHIK-ut të Berishës së Parë: A është e vërtetë akuza, sipas së cilës ju kini gisht në vrasjen e XY? Vend për përgjigje nuk kishte lënë gazetari. Sidoqoftë, kulmi i ringritjes së kësaj nostalgjie enveriste u arrit kur, pas intervistës së bashkëshortes së diktatorit, bashkëpunëtori i këtij të fundit dhe ish-sekretari i Parë (në të vërtetë i fundit) i Partisë së Punës, Ramiz Alia (i cili, për hir të së vërtetës, është edhe Presidenti i parë i zgjedhur nga një Parlament pluralist postkomunist), botoi para dy ditësh një panegjirik të gjatë në lidhje me 100-vjetorin e Enverit.
Kush pati rastin ta lexojë, vërtetoi se në të nuk kishte asgjë më shumë sesa një ripërtypje të fjalimit që po ky njeri kishte mbajtur në varrimin e diktatorit, tashmë me gjuhë dhe ritmikë të modifikuar. Reagimet që e kundërshtonin këtë dukuri kanë qenë thjesht dhe vetëm sporadike e të pafuqishme, ose që nuk kanë zënë vend në publik. Madje, kushdo që ka ndjekur me kujdes atë çka është pasqyruar në media, do të shikojë se edhe emisionet që pretendojnë se janë kundër Enverit, më së shpeshti janë dokumentarë të asaj kohe, thellësisht agjitativë, që s‘bëjnë asgjë më shumë veçse e shtojnë këtë ndjesi nostalgjie të përgjithshme. Të paktën kjo ndjenjë krijohet nga përcjellja publike që i është bërë eventit në fjalë.
Dikush me të drejtë mund të ringrerë arsyetimin, sipas të cilit ne jetojmë në demokraci dhe është e drejta e gjithkujt të shprehet ashtu si mendon, qoftë edhe për Enver Hoxhën. Dhe kjo është e vërtetë gjithashtu, mirëpo nuk mund të jetë e vërtetë që thuajse e gjithë media të bjerë në këtë grackë dhe të mungojë minimalisht analiza dhe zëri i atyre që mendojnë ndryshe.
Po si shpjegohet që 23 vjet pas vdekjes, 18 vjet pas rënies së diktaturës dhe 100 vjet pas lindjes, nostalgjia për Enverin të ringjallet? Cilët janë shkaqet dhe mekanizmat, mbi të cilat po ngrihet ndërtesa e shëmtuar e kësaj nostalgjie? Përse Enveri po e turbullon sërish jetën tonë?
Po të vesh re me kujdes, themelet e kësaj ngrehine, ashtu si të çdo ngrehine të këtij lloji, kanë një sërë defektesh logjike që thjesht dhe vetëm janë spekulative.
Le të përpiqemi t‘i marrim me radhë.
Shumëkush prej artikujshkruesve kujton se si e gjeti dhe se si e la Enver Hoxha, Shqipërinë. Përmenden analfabetizmi, varfëria, numri i popullsisë (850 mijë dhe 3 milionë e gjysmë), barazia ndër ne, energjia elektrike në çdo shtëpi shqiptare e mbi të gjitha siguria e jetës. Ramiz Alia shkon më tej, duke nënvizuar se Enver Hoxha ishte një vizionar i madh dhe statist i përmasave botërore, pasi ai ndërtoi një shtet "të barabartë mes të barabartëve" (në të vërtetë tërësisht të izoluar).
Dhe pikërisht këtu fillon "hileja". Enver Hoxha e drejtoi këtë vend për pesëdhjetë vjet. Nga sa thonë të lartpërmendurit, duket sikur, nëse nuk do të ishte Enveri dhe diktatura e tij, alternative do të ishte… as më shumë e as më pak por gjendja e Shqipërisë së vitit 1944, e cila me të vërtetë ishte e mjeruar: pra me moçale, me bishtuk, varfëri, prapambetje kulturore dhe analfabetizëm. Pyetja logjike që do të duhej të bëhej me këtë rast do të ishte: Po nëse në vend të diktaturës Shqipëria të kishte pasur një regjim demokratik, një shoqëri të hapur dhe konkurruese, po nëse nuk do të ishte "rrafshuar" deri në dhe ajo bërthamë intelektualësh properëndimorë dhe patriotë e nacionalistë, që në shumicë kishin pas qenë edhe antizogistë, madje edhe liberalë apo komunistë të edukuar në vende të tjera? Po nëse nuk do të ishte zhdukur e drejta e pronës personale dhe të ishte vrarë iniciativa private? Për këtë mjafton të shohësh progresin e paimagjinueshëm të Shqipërisë në këta 18 vjet liri, pavarësisht problemeve të jashtëzakonshme të të ashtuquajturit tranzicion shqiptar.
Gjithsesi, do të hidhet dikush, nuk ishte thjesht Enveri që e përcaktoi Shqipërinë si pjesë të bllokut komunist, vendimet e Jaltës. Pa dyshim, edhe këtu ka një pjesë të vërtete - dhe të gjithë spekulimet mbështeten gjithherë mbi gjysmë të vërteta të tilla, - por nuk e di ç‘arsyetim do të justifikonte faktin se diktatura e Hoxhës trembej si djalli nga temjani prej çdolloj shfaqjeje të lirisë e të liberalizmit? Nuk e di si do të justifikonin këta nostalgjikë faktin se në mënyrë periodike, vetëm për të garantuar pushtetin e vet dhe të kastës së tij, Enver Hoxha është divorcuar nga jugosllavët, sovjetikët dhe kinezët, sa herë që ata "devijonin" nga stalinizmi dhe synonin një shoqëri disi më liberale?
Po atëherë, përse kjo nostalgji?
Besoj se një nga arsyet kryesore të gjallimit të saj duhet kërkuar pikërisht tek ajo që zakonisht e thërrasim lëvizje antikomuniste. Që në Shqipëri ka pasur një lëvizje kundër diktaturës në krye të viteve ‘90 kjo është e vërtetë, por mjafton një analizë e thjeshtë për të kuptuar se në fakt ajo nuk ka qenë aspak një lëvizje antikomuniste (së paku në rrafshin politik) pasi në të vërtetë ishte thjesht e qartë një grupim i komunistëve të pakënaqur ndaj komunistëve të kënaqur, pa rënë pastaj rob i teorive konspirative (që jo se janë pa bazë përherë) sipas së cilave vetë kjo lëvizje ishte e "mëkuar" nga Ramiz Alia vetë. Filozofët e shquar të pasluftës së Dytë Botërore që bashkoheshin në të ashtuquajturën "Shkollë e Frankfurtit", teksa shpjegonin diktaturën e Hitlerit, nuk harronin të nënvizonin se diktaturat nuk mund të rrëzohen veçse në përmbushje të dy kushteve: kur vetë diktatura lëshon pe dhe kur mbështetja nga jashtë është evidente. Me sa duket, kjo ka ndodhur edhe ndër ne.
Mbështetur mbi këtë arsyetim të thjeshtë, është e kuptueshme se e ashtuquajtura lëvizje antikomuniste nuk ishte aspak e tillë. Komunistët u ndanë në kampe dhe alternuan pushtetin "mes vedi". E, në këto kushte çmitizimi apo qoftë edhe një gjykim racional i Enverit dhe i veprës së tij u bënë thjesht dhe qartë të pamundura. Pikërisht në këtë konfiguracion "të ri" politik, u bënë po ashtu "të pamundura" edhe ndëshkimi i diktaturës, edhe kërkesa minimale e ndjesës ndaj të persekutuarve, edhe hapja e dosjeve të krimeve të komunizmit apo ato të ish bashkëpunëtorëve të sigurimit të shtetit. A ishte kjo një zgjidhje e mirë apo e keqe? A u përcaktua kjo mënyrë të sjelluri me të kaluarën si parakusht i karrierës politike dhe i suksesit në biznes? Koha do të japë mundësi për t‘i analizuar këto fenomene të ndërlikuara në Shqipërinë tonë që është tepër e vogël për t‘u ndarë dhe shumë e madhe për t‘u gjykuar.
Një tjetër arsye se përse u ringrit kjo nostalgji, mes të tjerash, është edhe fakti se kultura jonë politike - flas jo vetëm për atë populloren - në themel të saj është dhe mbetet ajo komuniste. Ishte koha kur gjithkush mësoi të shkruajë dhe të lexojë, kur media - ajo që ishte - u bë ndikuese në çdo shtëpi, kur filloi botimi masiv i librave, kur shkollat u përhapën në të gjithë vendin dhe u shndërruan në qendra të mëdha agjitacioni komunist…. Kështu që mendja e shqiptarit të thjeshtë ishte mes dy alternativave: të rikthehej ose tek retorika komuniste e Enver Hoxhës, ose te boshllëku parakominist.
Në këtë kuptim, retorika populiste komuniste e Sali Berishës dhe së fundi ajo e Ramës, përpos të tjerave nuk bënë gjë tjetër veçse riaktivizuan këtë kulturë që realisht ishte kultivuar për gjysmë shekulli ndër ne. Kush më mirë se Enveri do të mund të thoshte se "s‘do të lejonte që të varfrit të ishin pa bukë dhe pak të tjerë të laheshin në vaska floriri"? Kush më mirë se Enveri do të përpunonte të ashtuquajturën politikë të kafshatës? Kush më mirë se Enveri do të deklaronte nga Peza se shqiptarët duhet të bashkohen pa dallim krahine, feje dhe ideje, apo të bashkohen përtej të majtës e të djathtës, sikundër pretendon në bredhjet e veta shpresëpakta Rama sot? Kultura e vërtetë demokratike që tentoi për do kohë të futet dhe implementohet në Shqipëri, tashmë ndjehet e huaj dhe e bezdisshme për shumëkënd. Mbase jemi lodhur…
…Për dy vjet që jetova në Spanjë, edhe pse një vend thellësisht i lidhur me Kubën dhe ku realisht ekziston një ndjesi antiamerikane, asnjëherë nuk pata rastin të dëgjoja një këngë të cilën nuk e di se ku e kanë gjetur ca radio shqiptare. Këndohet për komandantin Che Guevara. E dëgjon kudo këtu te ne. Në disko, në pub-e, në klube ku të mbyt era e duhanit të pakontrolluar. Një nga drejtuesit e një lëvizjeje "të re" madje e mban me krenari portretin e tij në gjoks. Me sa duket jo rastësisht shoku "Che" ishte i lumtur nga takimi me liderët komunistë shqiptarë…
Dhe me sa duket po ashtu jo rastësisht Enverin e kemi tash e gjithë ditën mes nesh. Të gjallë. Edhe pse 100-vjeçar, ai turbullon ende…