Historia e shtetëzimeve në SHBA
Në rast se qeveria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës vë në zbatim planin për marrjen e pronësisë së një pjese të bankave amerikane, gjë që me shumë gjasa do të ndodhë, do të jetë një hap jo i zakonshëm, por jo i paprecedentë.
Kultura amerikane mbështetet më shumë se kudo tjetër tek ideali ekonomik laissez-faire i kapitalizmit, por praktika dhe realiteti është diçka tjetër. Gjatë shekullit të shkuar, qeveria amerikane ka shtetëzuar hekurudha, miniera qymyrguri e kombinate prodhimi çeliku, madje është bërë edhe bashkëpronar në bankat private, kur diçka e tillë ka qenë e domosdoshme për interesa të kombit.
Ajo që ka ndodhur tipikisht më pas, ka qenë kthimi sërish në duart e privatit të pjesëve të shtetëzuara, mbase të mbikëqyrura edhe në vazhdimësi nga autoritetet shtetërore.
Ekspertët e financave thonë se ndërhyrja aktuale e Uashingtonit për marrjen nën zotërim të pjesëve të bankave - ashtu si edhe ndërhyrjet e shtetit në të shkuarën - do të jetë një hap premtues në zgjidhjen e një emergjence të rëndë ekonomike. Ata shtojnë se plani i përpiluar nga Departamenti i Thesarit, mund t‘u garantojë bankave atë sasi të domosdoshme kapitali për të mbetur aktive dhe të ndihë për rivendosjen e besimit në tregjet financiare.
Nëpër vendet e tjera, programet e investimeve nëpër banka quhen zakonisht programe nacionalizimi (shtetëzimi). Por një gjë e tillë nuk ka vend në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku fjala shtetëzim është diçka për t‘u shmangur, për shkak të një lloj neverie ndaj gjithçkaje që sjell ndër mend socializmin.
"Ndërmarrja e këtij plani është shumë kuptimplotë, por këtu nuk mund të quhet shtetëzim", thotë Saimon Xhonson, ekonomist në Shkollën e Menaxhimit, në Institutin e Teknologjisë së Masaçusetsit. "Në Francë diçka e tillë mund të bëhet pa kurrfarë problemi, por jo në Shtetet e Bashkuara të Amerikës".
Në kohë luftërash dhe emergjencash kombëtare, Uashingtoni nuk ka hezituar. Në vitin 1917 qeveria mori në dorë hekurudhat për të siguruar që produktet, armatimet dhe trupat të lëviznin sa më lirshëm në interes të mbrojtjes kombëtare gjatë Luftës së Parë Botërore. Pronarët dhe aksionerët u kompensuan dhe hekurudhat iu kthyen përsëri zotëruesve të ligjshëm në vitin 1920, me përfundimin e luftës.
Gjatë Luftës së Dytë Botërore, Uashingtoni mori në dorë duzina kompanish, përfshi hekurudhat, minierat e qymyrgurit dhe, për pak kohë zinxhirin e shitjes me pakicë e me shumicë "Montgomery Ward". Në vitin 1952, Presidenti Herri Truman shtetëzoi 88 kombinate të prodhimit të çelikut në të gjithë vendin, duke deklaruar se pronarët e tyre kryeneçë kishin vendosur provokimin e një greve, e cila do të bllokonte gjithë këtë industri, që do të thoshte komprometim të përpjekjeve të Forcave të Armatosura amerikane në Kore. Ky shtetëzim i detyruar nuk zgjati shumë, që nga çasti kur Gjykata Supreme e konsideroi veprimin abuzim jokushtetues me pushtetin presidencial.
Në industrinë bankare, qeveria amerikane veproi në këtë mënyrë, duke shtetëzuar 80 për qind të bankës "Continental Illinois National Bank and Trust" në vitin 1984. Kjo bankë falimentoi pjesërisht, për shkak të kredive të këqija që u kishte dhënë shoqërive të naftës në Oklahoma dhe Teksas. Si një prej bankave më të mëdha të vendit, "Continental Illinois National Bank and Trust" u cilësua si "shumë e rëndësishme për t‘u lejuar të falimentojë" nga ana e autoriteteve të larta, të cilët i druheshin përhapjes së krizës në tregjet financiare. "Continental Illinois National Bank and Trust" iu shit Bankës Amerikane në vitin 1994.
Ndërkohë që, sipas ekspertëve, precedenti më i afërt i planit aktual të Departamentit amerikan të Thesarit është investimi i bërë nga Korporata e Ristrukturimit të Financave në vitet tridhjetë. Agjencia, e ngritur në vitin 1932, jo vetëm u dha para hua bankave në vështirësi, bën me dije Riçard Silla, historian finance dhe ekonomie në Shkollën e Biznesit Stern, por u bë bashkëpronare në 6 mijë prej tyre, me një kosto totale prej 3 miliardë dollarësh. Sipas ekspertit Silla, në raport me vlerat e sotme të parasë, shifra që i korrespondon sot është rreth 400-500 miliardë dollarë.
Kur ekonomia u stabilizua në vazhdim, qeveria ua shiti aksionet e veta subjekteve private, ose vetë bankave. Për ekspertët ai program ishte i shkëlqyer, por qeveria amerikane u vu në lëvizje shumë ngadalë për të përballur krizën, e cila mori përmasa të rënda dhe e thelloi edhe më tej peshën e Depresionit të Madh. Dhe po t‘i referohet këtij leksioni nga historia, sot Uashingtonit i duhet të veprojë me shpejtësi për të shëruar pacientin.
"Qëllimi është që motori i kapitalizmit të punojë me sa më shumë produktivitet të jetë e mundur", thotë Nensi Koehn, historiane në Shkollën e Biznesit të Harvardit. "Ideologjitë janë lukse të tepërta në çaste krizash".
Askund nuk ka rezultuar e rrezikshme
Pas Luftës së Dytë Botërore, shumë vende evropiane shtetëzuan sektorë të rëndësishëm të industrive, si qymyrguri, çeliku, madje edhe autoveturat, të cilat më së shumti mbetën në duart e qeverive deri në vitet tetëdhjetë, kur pjesa më e madhe e qeverive perëndimore vendosën të mpaknin rolin e shtetit në ekonomi.
Evropa sot ndihet shumë më pak e shqetësuar nga Amerika, në ato raste kur qeveritë ushtrojnë kontroll të afërt ndaj biznesit. Kështu, për shembull, kur Suedia u përball me një krizë financiare në fillim të viteve nëntëdhjetë, shtetëzimi i pjesëve të caktuara të industrisë bankare u mirëprit.
Qeveria suedeze nxitoi të blinte buqeta aksionesh nëpër banka, në të njëjtat raporte që po merr në konsideratë sot Thesari amerikan i shtetit, për t‘i shitur më pas me kalimin e krizës. Gjë që, sipas ekspertëve, përbën edhe një model shumë të mirë për mënyrën se si duhet vepruar gjatë krizave të kësaj natyre.
"Rreziku më i dukshëm mbi gjithçka që nis të perceptohet si marrja nën kontroll nga ana e shtetit e një industrie, është në ç‘pikë do të ndalet shteti", thotë Robert Bruner, ekspert financash në Shkollën e Biznesit Darden në Universitetin e Virxhinias. "Për shembull, industria e autoveturave është në pikë të hallit, ashtu si edhe industria e aviacionit civil". Dhe shton: "Por efektet e përhapjes së krizës në sistemin financiar janë tepër të rënda, në gjendje të përgjunjin ekonominë më shumë nga çdo industri tjetër, kështu që kostoja e mosveprimit është jashtëzakonisht shumë e rëndë".