"Brodeci", banorët i kërkojnë ndihmë BE-së
Edhe pse po bëhet gati një vit nga ngjarja e dhunshme e Brodecit, një fshat i banuar nga shqiptarë, të arrestuarit nga policia maqedonase ndodhen ende në paraburgim. Ndaj, banorët e kësaj zone, që përjetoi më 7 nëntor 2007, vrasjen e 6 banorëve dhe keqtrajtimin e dhjetëra të tjerëve, kanë krijuar Iniciativën Qytetare Shqiptare, një organizëm që do të përpiqet të ndikojë sa më shumë për lirimin e të pafajshmëve. Ditët e fundit, ata u kanë dërguar ambasadorëve të Bashkimit Evropian të atashuar në Maqedoni, si dhe atij të SHBA-së, një letër, përmes së cilës kërkojnë ndërhyrjen e tyre për të liruar "të arrestuarit e pafajshëm".
"Si iniciativë qytetare e ndërmorëm këtë aktivitet të mbledhjes së nënshkrimeve të qytetarëve, në bashkëpunim edhe me pajtimin e plotë të Këshillit të Emergjencës së Brodecit dhe me miratimin e plotë të të gjithë banorëve. Kërkojmë me ngulm që të arrestuarit e pafajshëm të lirohen menjëherë nga burgu, ku mbahen pa asnjë faj, sepse të gjithë të ata, në ditën kritike jaën marrë nga organet e sigurimit nga shtëpitë e tyre, edhe pse nuk kishin asnjë fletë-arresti për ta apo diçka të ngjashme, thuhet në letrën dërguar ambasadorëve të BE-së. Më tej, mijëra banorët që kanë firmosur letrën, kërkojnë ndërhyrjen e përfaqësuesve diplomatikë të vendeve evropiane në Maqedoni, "që më në fund të arrestuarit e pafajshëm të kthehen pranë familjeve të tyre".
Kreu i Inciativës Qytetare Shqiptare, Semi Hebibi, shpreson që "nuk do të mungojë kontributi konstruktiv i ambasadorëve të vendeve të Evropës dhe atij të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të çdo qytetari"
Në nëntor të vitit të kaluar, policia maqedonase ndërmori një aksion në Brodec, ku u vranë gjashtë persona dhe u arrestuan 13 të tjerë. Disa ditë pas kësaj ngjarjeje, gazetat në Maqedoni publikuan një video të keqtrajtimit nga policia të njërit prej të burgosurve për incidentet në Brodec të Maqedonisë. Ka qenë një xhirim me video celular, me kohëzgjatje 2 minuta e 46 sekonda, gjatë marrjes në pyetje të njërit prej të arrestuarve, Hebib Ahmeti. I burgosuri është lidhur këmbë e duar me zinxhirë, me fytyrë të përgjakur e të masakruar, me një kovë përpara, që mbase ka qenë e mbushur me ujë dhe i ka shërbyer policisë për ta sjellë të arrestuarin në vete. Në këto pamje dëgjohet edhe biseda mes policisë dhe Hebib Ametit. Videoja është incizuar në zyrat ku janë marrë në pyetje të arrestuarit e Brodecit. Videoja tregonte qartë presionin e policisë ndaj të burgosurit për të treguar gjithçka.