E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rrënojat e Kukësit të vjetër dalin mbi akullin e Fierzës

KUKËS - Pas reshjeve të mëdha të dëborës sot qytetarët e Kukësit, ndërsa kanë dalë të shëtisin në rrugën që të çon drejt ish- turizmit të vjetër, duke përfituar edhe nga moti i mirë, janë habitur kur kanë parë se mbi akujt që mbulojnë ende liqenin e Fierzës, kanë dalë në sipërfaqe rrënojat e qytetit të vjetër të Kukësit.

Një gjë e tillë është treguesi i rënies së nivelit të liqenit të Fierzës, që tashmë është rikthyer në nivelin e rreth 282 metrave mbi nivelin e detit. Rënia e nivelit të ujërave tregon se reshjet e dëborës ende nuk kanë ndikuar në nivelin e ujërave të këtij liqeni, ndërsa pritet ndikimi i tyre kur të nisë shkrirja e dëborës.

Ndërsa rrënojat e qytetit të vjetër janë tashmë në sipërfaqe, edhe ujërat e Drinit të Bardhë duken që nga qyteti, ndërsa zgjaten drejt liqenit të Fierzës, në vendin ku vetëm pak ditë më parë shtriheshin ujërat e ngrira të liqenit të Fierzës.

Janë me dhjetëra banorët që nga kodrat e qytetit të ri vëzhgojnë rënien e nivelit të ujërave të liqenit të Fierzës, gjë që ka sjellë që sot në orët e mëngjesit të nisë zbulimi i rrënojave të qytetit të vjetër të Kukësit që nuk dukeshin prej 5 vjetësh në sipërfaqe.

Qyteti i vjetër i Kukësit ndodhet në nivelin 262 metrave mbi nivelin e detit, ndërsa e ashtuquajtura pikë e vdekjes e hidrocentralit të Fierzës ndodhet në 242 metra mbi nivelin e detit. Liqeni i Fierzës në nivelin maksimal të tij në nivelin 296 metra mbi nivelin e detit ka një volum prej 2,7 miliardë metra kub ujë.

(er.nu/ata/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›