Emocione dhe spektakel ne Bundeslige
Një gol I shënuar nga Luis Gustavo, në minutën e fundit të ndeshjes I jep Bajernit të Mynihut fitoren 1-0 ndaj Volfsburgut, të parët për bavarezët në këtë kampionat. Skuadra e Jup Hejnkes, e ndikuar edhe nga humbja ndaj Gladbahut në javën e parë, vuajti shumë në fushën e “uqërve”. Skuadrës së Magatit iu anullua edhe një gol I rregullt në fundin e pjesës së parë. Bajerni dominoi fraksonin e dytë të lojës, por shënoi pikërisht atëherë kur skuadra po I drejtohen barazimit. Në aksionin e fundit të vlefshëm, Riberi shërbeu për Luis Gustavon dhe braziliani mposhti portierin Benaljo me një goditje të saktë nga hyrja e zonës.
Ashtu si Bajerni edhe Shalke shijon suksesin e parë në këtë sezon. Blutë nga Gelsenkirsheni e gjetën veten në disavantazh kur Lukas Podolski kaloi në avantazh Këlnin, por në fundin e pjesës së parë Ian-Klas Huntelar barazoi me 11-metërsh. Shalke bëri diferencën në pjesën e dytë ku shënoi edhe katër gola të tjerë, dy prej të cilëve me holandezin Huntelar. Ndërkohë vlen për t’u përmendur edhe aktivizimi për 34 minuta I mesfushorit shqiptar Odise Roshi me fanellën e Këlnit. Pasi debutoi në javën e kaluar, duke u aktivizuar vetëm shtatë minuta, Roshit iu dha më shumë kohë këtë herë. Ai u fut në fushë kur rezultati ishte 3-1. Vlonjati u ndëshkua me karton të verdhë, për lojë të rrezikshme ajërore, tetë minuta para fundit.
Në ndeshjet e tjera të luajtur në Bundesligë, kampionët e Dortmundit u mposhtën 1-0 nga Hofenheimit. Pasi janë luajtur dy javët e para, Hanoveri dhe Mainci janë të vetmet skuadra me pikë të plota.