Milito mbetet në Inter

Nga Express më 13 gusht 2011 në ora 15:35
Sulmuesi i Interit Diego Milito ka mohuar spekulimet rreth largimit të tij nga klubi para përmbylljes së afatit kalimtar të verës.
Mediet italianë më herët gjatë javës raportuan se Milito kërkohet nga klubi rus Rubin Kazan dhe gjiganti turk Galatasaray pro ai insiston se do të mbetet në Giuseppe Meazza.
“Spekulimet rreth largimit më bëjnë të qesh. Jam i sigurt rreth qëndrimit tim në Inter. Jam futbollist i Interit dhe jam i lumtur këtu me tre vite të mbetura në kontratën time” tha Milito për Sky Sport Italia.