Keane drejt LA Galaxy

Nga Express më 13 gusht 2011 në ora 16:00
Sulmuesi i Tottenhamit Robbie Keane është në prag të transferimit te klubi nga MLS, Los Angeles Galaxy kanë njoftuar mediet angleze të shtunën.
Keane është i padëshiruar nga menaxheri i Tottenhamit Harry Redknapp dhe tha javën e kaluar se pret të largohet nga klubi para përmbylljes së afatit kalimtar të verës.
Keane besohet se të dielën do të udhëton për në Los Angeles për të finalizuar transferimin e tij në klub për rreth 9 milionë dollarë në kontratë dyvjeçare.
Keane ishte spekuluar me kalim në MLS edhe vitin e kaluar.