Wenger tërhiqet nga Mata

Nga Express më 13 gusht 2011 në ora 16:38
Menaxheri i Arsenalit Arsene Wenger ka bërë të ditur se dështoi në përpjekjet e tij për transferimin e mesfushorit të Valencias Juan Mata.
Ylli spanjoll ishte objektiv i Arsenalit gjatë këtij afati kalimtar të verës por Wenger tha se Mata nuk do të transferohet në Emirates Stadium.
“Ne nuk do të transferojmë Juan Matan. Nuk kam nevojë të jap arsye” tha Wenger i cili mohoi edhe spekulimet rreth interesimit për plejmejkerin brazilian të Shakhtar Donetskut, Jadson.
“Ne nuk jemi askund afër tij. Nuk kemi biseduar me Shakhtarin për të” përfundoi francezi.