E Diel, 1 Nëntor 2026

Moto GP Pedroza do te niset i pari ne garen e se dieles

Dani Pedroza arrin pole position e parë në këtë sezon, duke konfirmuar se ka lënë përfundimisht pas shpine problemet fizike.

Spanjolli me Honda ka qenë më I shpejti në provat zyrtare të zhvilluar në pistën e Brnosë, ku të dielën do të zhvillohet Çmimi i Madh i Republikës Çeke. 1 minutë 56 sekonda e 159 të mijtat ishte koha rekord e Pedrozës, ndërsa I dyti, me rreth 100 të mijtat disavantazh u rendit Horge Lorenco me Yamaha.

Kampioni I botës në fuqi e gjen veten në një senduiç Honda, sepse linja e parë e strarti kompletohet me australianin Kejsi Stoner. Provat e djeshme treguan se Pedroza, Stoner dhe Lorenco do të jenë favoritët për fitoren, sepse të gjithë pilotët e tjerë ishin rreth gjysmë sekondi më të ngadaltë. Linja e dytë e strarti do të përbëhet nga Ben Spajs me Yamaha, Marko Simonçeli me Honda dhe Valentino Rosi me Ducati.

Pavarësisht se u rendit vetëm I gjashti këto ishin një ndër provat më të mira të “doktorit” gjatë këtij sezoni. Çmimi I Madh I Çekisë është gara e 11-të e sezonit të Moto GP, ku Kejzi Stoner kryeson me 20 pikë më shumë se Horge Lorenco.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›