Emocionet e një violinisteje ruse në skenën shqiptare
Dirigjenti shqiptar, Oleg Arapi, dhe violinistja ruse, Ariadna Anchevskaja, ka qenë çifti i interpretuesve të ftuar në
stinën koncertore të Orkestrës Simfonike të RTSH-së. Dy artistët u ngjitën në një koncert në sallën e Akademisë së Arteve. Njohja e veprave nga dirigjenti, si dhe vendosja e ekuilibrit në aspektin e muzikalitetit (këtu kemi parasysh muzikalitetin e jashtëm dhe atë të brendshëm) në raport me përmbajtjen emocionale të veprës, mundësuan një interpretim origjinal. Uvertura e operës "La Forza del Destino" (1862) e kompozitorit G. Verdi, ishte vepra që çeli koncertin e kësaj nate. Karakteri dramatik u shpreh që në momentet e para të Uverturës, në tingëllimin e thellë dhe me intensitet. Kontrastet në aspektin e dinamikës u ekzekutuan në raport me zhvillimin në tërësi të veprës. Kështu, për shembull Allegro Agitato u ekzekutua në stilin e muzikës Verdiane, për të kaluar më pas në Andantino e ekzekutuar me emocion. Një veçori që u evidentua në ekzekutimin e kësaj vepre ishte muzikaliteti, karakteristikë dalluese e muzikës Verdiane, veçanërisht në momentet solistike. Një atmosferë të ngrohtë emocionale transmetoi te publiku interpretimi i violinistes së talentuar Ariadna, i Koncertit në mi minor për violinë e orkestër të kompozitorit F. Mendelssohn. Ariadna Anchevskaja, violiniste, me një përvojë të pasur koncertore, fituese e çmimeve të para në konkurse kombëtare Novosibirsk (1989) Rusi, si dhe ato ndërkombëtare Francë (1993) ekzekutoi në mënyrë dinjitoze koncertin për violinë, në sajë të një interpretimi të ndjerë ku spikati kultura interpretative. Duke pasur njohje të thellë të partit violinistik dhe veprës në tërësi, realizoi një interpretim të ekuilibruar në aspektin e dinamikës të zhvillimit të veprës, në përputhje me mendimin kompozicional të autorit. Ekzekutimi i kohës I Allegro molto appassionato, e shkruar në formën e sonatës, transmetoi një larmi gjendjesh emocionale te publiku. Në interpretimin e temës I, spikati karakteri lirik, melodioziteti. Duke e konceptuar temën si një figurë artistike, Ariadna nxori në pah karakteristikat dhe veçoritë si në aspektin psikologjik dhe atë emocional. Parti lidhës u karakterizua nga një nivel i lartë i teknikës violinistike, që shprehej në saktësinë dhe qartësinë e ekzekutimit të pasazheve. Ekzekutimi i temës II thelloi në mënyrë të ndjeshme karakterin emocional. Parti mbyllës gjithashtu përbëhej nga pasazhe violinistike, të cilat u ekzekutuan në mënyrë harmonioze me shoqërimin e orkestrës. Përpunimi (që fillon në G-Dur) i karakterit liriko-dramatik, krijoi një larmi gjendjesh emocionale të temave të ekspozuara. Një element i rëndësishëm në përpunim ishte dhe simfonizimi i cili shprehej në: ekzekutimin e qelizës gjeneruese të motivit të temës I, ekzekutuar me mjeshtëri nga violinistja Ariadna. Komunikimi i dirigjentit me solisten shprehej veçanërisht në momentin e ekzekutimit korrekt të dy temave, ku violina ekzekuton Temën II, ndërsa orkestra Temën I. Cadenza ishte nga momentet kulmore brilante të ekzekutimit violinistik të Ariadnës, ku përsosmëria e teknikës violinstike harmonizohej me ndjeshmërinë e lartë dhe muzikalitetin.
Koha II Andante (tri-pjesësh i thjeshtë) me melodikën e frymëzuar dhe atmosferën lirike, nxori në pah cilësi të rralla interpretative veçanërisht do të veçonim ekzekutimin variacional e midisit. Koha III Allegro molto vivace krijoi një atmosferë të gëzueshme. Në ekzekutimin e temave, violinistja vuri theksin në kontrastin tematik. Tema I tingëlloi e gëzueshme, skercoze, ndërsa e II e vendosur. Si një interpretuese e nivelit të lartë, në këtë koncert, Ariadna Anchevskaya shpërfaqi individualitetin e saj, i cili shprehet në stilin e ekzekutimit, në theksat dhe shkallëzimet e tyre. Gjithashtu, një vëmendje të veçantë në ekzekutimin e saj i kushtoi staktatorëve, një element i rëndësishëm për të qartësuar sensin ritmik të pasazheve, me anë të një kreshendoje forte ose meno forte krijoi efikasitet në ekzekutim, veçanërisht në sensin e virtuozitetit. Nga raportet dhe marrëdhëniet midis këtyre elementeve; marcato e leggero, tenuto e staçato, rrjedh dhe jeta ritmike e muzikës. Ariadna i zhvilloi në mënyrë racionale këto elemente, në unitet shpirtëror me përmbajtjen melodike dhe harmonike të partit në tërësi. Kjo ishte ajo që realizoi me emocion dhe mjeshtëri të lartë artistike violinistja Ariadna Anchevskaya, e cila mban titullin Artiste e Merituar e Rusisë. Simfonia Nr. 6, Pastorale e kompozitorit L. V. Bethoven, ishte vepra që përfaqësonte zhanrin simfonik të koncertit. E njohur në literaturën simfonike botërore, Simfonia Pastorale e Bethoven shquhet për veçoritë e saj si në aspektin strukturor dhe në atë të përmbajtjes. Më tepër se një pikturë tingujsh dhe tablo të një natyre të qetë fshati, Simfonia Pastorale është një vepër tipike klasike që përfaqëson në përmbajtjen e vet përshkrimin e ndjenjave, filozofisë. Pikërisht ky aspekt i rëndësishëm dhe thelbësor i përmbajtjes ishte në fokusin e dirigjentit Oleg Arapi, në ekzekutimin e veprës. Simfonia përbëhet nga pesë kohë dhe secila prej tyre ka një titull që shërben si subjekt dhe shtjellohet gjatë zhvillimit të saj. E parë në këtë këndvështrim, ekzekutimi i veprës ishte i lidhur me shtjellimin e këtij programi të parashtruar nga autori në titujt e kohëve të veprës. Një aspekt i rëndësishëm i ekzekutimit të veprës, i trajtuar me shumë finesë nga dirigjenti, ishte karakteri ambigue i Simfonisë Pastorale, që përbëhet nga dy plane qartësisht të dallueshme: momentet e ilustrimit të cicërimave të zogjve u trajtuan si një moment spontan, si kadenca solistike se sa një element integrues në tërësinë e veprës. Përshkrimi i ndjenjave është përmbajtja në brendësi e strukturës simfonike tipike klasike. Koncerti i orkestrës simfonike të RTSH-së, nën drejtimin e dirigjentit Oleg Arapi, në sajë të interpretimit autentik të veprave, evidentoi veçori stilistike të krijimtarisë së autorëve, të cilat njëkohësisht janë karakteristika dalluese të periudhave që përfaqësojnë.