Valter Shtylla: Monumentet do t‘i mbaj larg politikës
Për specialistin e monumenteve, Valter Shtylla, dje ka qenë dita e parë e punës si drejtues i Institutit të Monumenteve të Kulturës. Po dje është bërë edhe emërimi i tij zyrtar në këtë post. Faktin që iu besua atij drejtimi i IMK-së, e quan një vlerësim jo vetëm për personin e tij, por të gjithë kolektivin, duke lënë të kuptohet se drejtimi i këtij institucioni duhet t‘u besohet specialistëve të brendshëm. Edhe më parë, në vitet ‘92-‘98 Valter Shtylla ka qenë drejtor i IMK-së. Ai zëvendëson ish-drejtorin Lorenc Bejko, i cili më shumë se dy muaj më parë dha dorëheqjen, duke folur për mungesë të vullnetit politik në të mirë të monumenteve. Në fakt, ruajtja e trashëgimisë kulturore dhe zbatimi i ligjeve përkatëse përbën një sfidë kur monumentet kërcënohen vazhdimisht nga ndërtimet e reja. Jo rrallë herë monumentet e kulturës janë shpërfillur përballë fitimeve që sigurojnë këto ndërtime apo përballë ndikimeve të aspekteve politike. Shkeljet e vërejtura janë pasuar me akuza ndaj drejtuesve apo mes specialistëve të monumenteve. I sapoemëruar në krye të IMK-së, Shtylla shprehet se do të shmangen në mënyrë kategorike të gjitha ndikimet politike. Sipas tij, ligjet janë ekzistuese për mbrojtjen e monumenteve, por puna çalon në bashkëpunimin mes strukturave përkatëse. Po ashtu, Shtylla ka theksuar se po shikojnë mundësinë që në zonat ku ka kapacitet monumentesh të rivendosen kujdestarët apo brigada të mirëmbajtjes. Deri më tani, mungesa e tyre është justifikuar me mungesën e buxhetit, por Shtylla thekson se nuk janë shuma të papërballueshme.
Sapo jeni emëruar në postin e drejtorit të Institutit të Monumenteve të Kulturës. Si e gjeni këtë institucion?
Edhe më parë, gjatë viteve 1992-1998 unë kam qenë drejtor i Institutit të Monumenteve dhe pas disa vitesh rizgjidhem përsëri në krye të këtij institucioni. Më takon ta falënderoj Ministrinë e Kulturës që më zgjodhi për këtë post dhe do të theksoja që emërimi nuk është konsideratë vetëm për personin tim, por për kolektivin e këtij institucioni. Gjatë vite, në përgjithësi ka qenë traditë që kuadrot drejtues për Institutin e Monumenteve janë zgjedhur nga gjiri i kolektivit, duke vlerësuar kështu specialistët dhe kapacitetet e vet institucionit. Puna shkon më mirë kur drejtuesit janë specialistë, profesionistë e njerëz të kualifikuar.
E merrni këtë post në prag të fillimit të një viti të ri pune. Cilat do të jenë politikat që do të ndiqen për monumentet e kulturës?
Gjatë viteve të fundit në këtë institut është bërë shumë punë. Por problemet që ka trashëgimia kulturore nuk mund të zgjidhen me një të rënë të lapsit. Ky nuk është vetëm një problem shqiptar, por i të gjithë komunitetit botëror. Vitet e fundit te ne është bërë hop cilësor në mirëmbajtjen dhe fuqizimin e punës me trashëgiminë. Do të theksoja që shpallja e tre qendrave historike shqiptare si pasuri botërore e UNESCO-s është ngjarje me rëndësi dhe është shprehje e një konsiderate të lartë që i bëhet trashëgimisë sonë kulturore.
I druheni ndonjë ndikimi politik apo mungese të vullnetit për bashkëpunim?
Trashëgimia kulturore përfaqëson identitetin kombëtar dhe në asnjë rast identitetin politik. Si e tillë, ajo është një vlerë që duhet trajtuar me këtë status dhe asnjëherë me influenca politike. Ne jemi specialistë, njerëz me stazh në këtë fushë dhe nuk do të lejojmë në asnjë mënyrë që monumentet e kulturës shqiptare të trajtohen me nënkuptime politike.
Të paktën në tri vitet e fundit mes drejtuesve të IMK-së dhe Ministrisë së Kulturës ka pasur përplasje (kujtojmë akuza, shkarkime apo të dorëhequr). A prisni bashkëpunim?
Nuk do ta shihja si përplasje. Çdo institucion apo dikaster ka problemet e veta. Duhet që mes drejtuesve të institucionit dhe ministrisë të ketë mirëkuptim reciprok. Kjo nuk do të thotë që puna të shkojë vaj, sepse gjithmonë ka ligje, objekte apo çështje që shtrohen për diskutim.
Një nga problemet më të mëdha në fushën e trashëgimisë kulturore është bumi i ndërtimeve të reja që i kanë cenuar jo pak monumentet. Do të ketë ndonjë masë parandaluese konkrete në këtë drejtim?
Problemet me ndërtimet e reja janë ekzistuese, por duhet kuptuar që vlerat e kulturës materiale janë të papërsëritshme. Këtë rritje të intensitetit të ndërtimeve firmat e shohin si biznes, por çdokush duhet të ndërgjegjësohet se kjo pasuri është një faktor kryesor në zhvillimin e turizmit kulturor. Sa më shumë të zhvillohet turizmi, aq më shumë fiton shteti dhe rriten standardet e popullit.
Çfarë do të bëhet në pikëpamje ligjore, sa do ngulmohet në zbatimin e ligjeve?
Fakti është që ligjet ekzistojnë, por duhet shtuar bashkëpunimi mes Institutit të Monumenteve, Ministrisë së Kulturës, pushtetit lokal dhe organizmave mbrojtëse që veprojnë nëpër rrethe e komuna për mbrojtjen e kësaj trashëgimie. Ne kemi bërë një studim me ministrinë që të amplifikohet puna e mbrojtjes konkrete në terren e këtyre monumenteve. Do të shihet mundësia e vendosjes së kujdestarëve dhe e brigadave mirëmbajtëse në zonat ku ka kapacitet monumentesh, në mënyrë që kjo punë të jetë jo vetëm në ndërgjegjen e qytetarëve, por të rregullohet në mënyrë ligjore.
Jua mundëson këtë gjë buxheti i këtij viti?
Nuk mendoj se kjo përbën shumë të papërballueshme, janë shpenzime modeste që mendoj se mund të realizohen në të mirën e monumenteve. Është detyra e specialistëve që këto fonde të menaxhohen në mënyrë të kujdesshme dhe atje ku duhen.