Aksident në autostradën Tiranë-Durrës, plagoset drejtuesi i motorrit
TIRANE - Një aksident ka ndodhur pas mesnatës në autostradën Tiranë-Durrës pranë “QTU” ku një motoçikletë ka humbur kontrollin dhe është përplasur me trafikndarëset. Si pasojë e aksidenti ka mbetur i plagosur rëndë drejtuesi i motoçikletës.
Drejtuesi i motoçikletës ishte një i ri, po udhëtonte pa kokoren mbrojtëse, si pasojë e përplasjes dhe ka marrë plagë në gjymtyrë dhe në kokë. ai është dërguar në Spitalin Ushtarak dhe gjendet i shtruar në repartin e ranimacionit, është në rrezik për jetën.
Policia në vendngjarje ka kryer hetimet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit. Nga hetimet paraprake rezulton se shkak për humbjen e kontrollit të motoçikletës ka qenë udhëtim përtej shpejtësisë së lejuar.
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)