E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjirokastër, digjet transformatoringa ngarkesa e lartë elektrike

GJIROKASTËR - Një transformatorë i rrymës 110 kilovolt në nënstacionin e vjetër elektrik të Gjirokastrës ka marrë flakë si pasojë e ngarkesë së lartë elektrike ngjarja ka ndodhur rreth orës 00:00 të së mërkurrës (19.06.2013).

Pas sinjalizimit zjarrit menjëherë në vendngjarje ka shkuar policia dhe zjarrfikësit, pas ndërhyrjes së zjarrfikësve është bërë e mundur neutralizimi i flakëve duke shpëtuar transformatorët e tjerë nga zjarri.

Drejtori i CEZ për Gjirokastrën ka aktivizuar specialistët për të riparuar defektin e shkaktuar nga djegia dhe për të rikthyer sa më parë në normalitet furnizimin me energji elektrike të zonës.

Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›