E Shtunë, 31 Tetor 2026

RENEA aksion në Thumanëpas mitingut të PS në Durrës

FUSHË-KRUJË - Forcat speciale të RENEA-s kanë kryer një aksion kontrollesh dhe arrestimesh në komunën Thumanë të Fushë-Krujës mbrëmjen e të martës (18.06.2013) pas mitingut përmbyllës të Partisë Socialieset në Durrës.

Sipas korrespondentit të TV A1Report në Fushë-Krujë RENEA ka krye disa Kontrolle dhe arrestime në disa lokale në Thumanë dhe në automjetet e disa prej militantëve të PS që kishin marrë pjesë në mitingun e Durrësit. RENEA pas operacionit ka gjetur rreth 4 armë dhe ka shoqëruar në Komisariatin e Fushë-Krujës 8 persona për armëmbajtje pa leje.
 
Disa banorë thonë se aksioni i RENEA-s ka qenë i motivuar politikisht dhe se armët e gjetura janë vendosur në makina nga vetë policia. Ata shprehen se janë keqtrajtuar pa arsye nga policia gjatë kontrolleve.
 
Për aksionin e RENEA-s ka reaguar edhe kandidati për deputet i PS në Durrës Artur Bushi. Bushi tha se RENEA ka ushtruar presion dhe terror në Komunën Thumanë dhe se ka arrestuar dy djem pa të drejtë për armëmbajtje pa leje. Bushi më tej vazhdoi:- “RENEA ka sajuar armëmbajtjet duke arrestuar dy persona, gjithashtu disa persona të tjerë janë keqtrajtuar. Ngjarja pas mitingut përmbyllës të PS në Durrës, në aksion kanë qenë rreth 200 forca të RENEA-s”

Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›