Fuqizimi ekonomik i gruas shqiptare, sfida e LSI-së
Mbi të gjitha është sfidë me të nesërmen, e për rrjedhojë edhe shoqëria shqiptare nuk mund të mbetet jashtë ballafaqimit me të. Mirëpo, është për të ardhur keq që realiteti shqiptar në tërësi dhe ai politik në veçanti nuk të ofrojnë shembuj apo modele që të na bëjnë optimistë për përballimin e kësaj sfide.
Ne nuk mund dhe nuk duhet të presim që forumet politike apo institucionet politikëbërëse të na i ofrojnë përqindjet e përfaqësimit si lëmoshë, si dhuratë apo më keq si oportunitete për të qenë në rregull me disa standarde europiane në mënyrë formale.
Ne, vajzat dhe gratë shqiptare, duhet të luftojmë dhe të punojmë për të merituar vendin që na takon, për shkak të vlerës që përfaqësojmë për shoqërinë dhe vendin, për shkak të kontributit që japim në familje dhe në shoqëri, për shkak të përgjegjshmërisë që dëshmojmë dhe të përkushtimit që na karakterizon.
Ndërkaq, është detyrë dhe përgjegjësi e të gjithëve ne, të dëshmojmë gjithë potencialin e vlerave intelektuale e qytetare që mbartim, përmes angazhimit e përkushtimit shembullor të grave dhe vajzave në të gjithë vendin, pasi shoqëria shqiptare, e cila jo vetëm aspiron, por edhe ka investuar maksimalisht për integrimin europian, nuk mund të integrohet e të jetë pjesë e natyrshme e bashkësisë europiane, nëse nuk e bën vlerë të vetën parimin e barazisë gjinore.
Në këtë kontekst, LSI është forca e vetme politike e cila po artikulon në programin e saj nevojën për fuqizimin ekonomik të gruas, jo vetëm si një betejë për barazinë gjinore dhe për të drejtat e grave, por edhe si garancia e nesërme për të minimizuar dhunën në familje dhe për të zbutur problemet sociale të cilat janë shtuar kohët e fundit.
Shoqëria shqiptare vazhdon të jetë një shoqëri maskiliste, ku edhe punësimi i vajzave dhe grave është herë-herë i paragjykuar, dhe shpesh i vështirë. Ato mund të luajnë një rol të rëndësishëm në ekonomi po aq sa në familje, sepse kanë potenciale intelektuale po aq sa burrat.
Historia e vendeve të varfra dhe atyre në zhvillim dëshmon se shumica e tyre kanë njohur zhvillim ekonomik, emancipim dhe progres social të lavdërueshëm kur vajzat dhe gratë janë aktivizuar në tregun e punës.
Shoqëria shqiptare duhet të mësojë nga këto eksperienca, sepse edhe ne kemi nevojë për modelin e grave të afta, që kanë ambicien të kenë poste kyçe në politikë, administratë, menaxhim, biznes, në shoqëri civile apo edhe në fusha të tjera të jetës.
Për sa u përket sipërmarrjeve private që menaxhohen nga femra, sot ky nivel është akoma i ulët dhe shkon në rreth 17%. Prandaj ne synojmë që përmes skemave incentivuese, potenciali është që në 4 vitet e ardhshme ky nivel të dyfishohet.
Por, nga ana tjetër nuk duhet të harrojmë që çështja e punësimit është akoma më e mprehtë në zonat rurale, ku për shkak edhe të nivelit të ulët arsimor shanset e punësimit janë të ulëta.
Është mëse e mundur që përmes kualifikimit dhe trajnimeve profesionale, ne të mbështesim akoma më shumë edhe “biznesin fason” apo bizneset e vogla sociale që kultivojnë traditën artizanale, ku mund të punësohen shumë nga këto vajza dhe gra…
Fuqizimi ekonomik i gruas nuk mund të bëhet vetëm me programe të përkohshme nga donatorët e huaj, por kërkohen politika konkrete, strategji afatgjata dhe incentivë fiskalë, që afrojnë bashkë qeverinë, institucionet akademike dhe komunitetin e biznesit, në mënyrë që të ecim më shpejt drejt zhvillimit ekonomik dhe integrimit europian të shoqërisë sonë, ku roli i vajzave dhe grave është i pazëvendësueshëm.
*Nënkryetarja e LSI-së