E Shtunë, 31 Tetor 2026

Emrat e konviktoreve qe perfitojne bursa nga bashkia Luljeta Ndoka

Bashkia e Tiranes i ka derguar Keshillit Bashkiak, per shqyrtim, projektvendimin per dhenien e bursave ekonomike per rreth 179 nxenes te shkollave te mesme, qe jetojne ne konviktet e Tiranes. Te perzgjedhur sipas kritereve te miratuara me Vendim te Keshillit te Ministrave, ne korrik te ketij viti, emrat e aplikanteve jane perzgjedhur me kujdes, ndersa ka edhe nga ata aplikante qe nuk perfitojne bursa, per shkak se i tejkalojne te ardhurat e parashikuara ne VKM. Perfituesit jane nxenes nga rrethet, por qe jetojne ne konviktin e Gjuheve te Huaja, Shkolles se Mesme Ekonomike dhe Elektrike, Liceut Artistik, etj. Pasi komisionet e ngritura prane shkollave te mesme kane shqyrtuar kerkesat, si dhe dosjet e dokumenteve te dorezuara nga nxenesit, duke u bazuar ne vendimin e qeverise, kane propozuar dhenien e 171 bursave per nxenesit dhe 8 bursave per studentet. Keshtu, mbeten ende te pashfrytezuara 36 bursa per arsimin parauniversitar, 17 bursa per arsimin e larte dhe 14 bursa per arsimin e larte, pika 8, qe jane bursa qe i jepen Bashkise se Tiranes per kategorine e shtresave ne nevoje si: invalide, para dhe tetraplegjike, etj. Mesohet se emrat e nxenesve qe nuk jane miratuar per bursa ose gjysmebursa, nuk i plotesonin kriteret e shpallura nga Vendimi i posacem i Keshillit te Ministrave. Nga Bashkia e Tiranes jane shqyrtuar bursat e nxenesve qe jane vendosur ne konviktet me vendndodhje ne qytetin e Tiranes dhe qe ndjekin vitet e dyta e lart. Nxenesit, qe vitin e pare, kane perfituar burse me Vendim te Keshillit te Bashkise apo Komunes ku ata kane vendbanimin e perhershem. Ata e marrin kete burse deri ne perfundim te viteve te shkollimit, nese atyre nuk u ndryshojne kriteret ekonomike dhe nuk rezultojne mbetes. Ndersa studentet, banore te Tiranes, qe vitin e pare kane perfituar burse me vendim te Keshillit te Bashkise se Tiranes dhe e marrin kete burse deri ne perfundim te viteve te shkollimit, nese atyre nuk u ndryshojne kriteret ekonomike dhe nuk rezultojne mbetes. Bursat e studenteve per vitin e dyte e lart, rishqyrtohen dhe miratohen cdo vit nga institucionet publike te arsimit te larte. Per vitin shkollor 2011-2012, Bashkia e Tiranes do te trajtoje me burse shteti 9 studente qe vijne nga familje me te ardhura te pakta, invalide, paraplegjike, tetraplegjike. Kriteret e perfitimit te burses jane te ndara ne disa kategori specifike, ku perfshihen pagesat qe jepen sipas gjendjes ekonomike, jashte kushtit ekonomik per disa femije, prinderit e te cileve kane humbur jeten ne krye apo per shkak te detyres, sipas rezultateve te arritura dhe degeve prioritare te ekonomise. Bursa sipas kriterit ekonomik kane perfituar nxenesit qe vazhdojne studimet larg vendbanimit te tyre, ne largesine mbi 5 km dhe plotesojne kriterin ekonomik; nxenesit qe banojne ne fshat, te cilet nuk kane shkolle 9-vjecare brenda rrezes prej 5 km, e qe vendosen ne konvikt publik, nxenesit qe kane perfituar statusin e jetimit dhe qe plotesojne kriterin ekonomik, etj.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›