E Shtunë, 31 Tetor 2026

Krishtlindjet kremtohen nga besimtarët katolikë e ortodoksë

Të gjithë besimatët e krishterë kanë kremtuar lindjen e Krishtit që për ta është Perëndia e vetëmëshiruar. Për të nderuar Jezu Krishtin, shpëtimtarin e botës, të krishterët janë mbledhur në kishën e "Shën Palit" në Tiranë duke dëgjuar predikimin imzotit Rrok Mirëdita dhe duke u lutur.

Mesazhet në këtë ditë të shenuar për ta janë paqesjelljëse dhe lutjet për ditë të bardha dhe mbarësi. Mesha ne perkujtim të lindjes së Jezu Krithtit nisi me këndimin e liturgjive, pjesë nga Bibla nga kleriket më të lartë të cilët urojnë besimtarët.
 

Edhe në kishën Orthodokse, është kremtuar lindja e krishtit. Në mëshën e mbajtur, besimtarët ortodoks janë lutur në emër të Krishtit.
 

Krishtlindja është festa e lindjes së Jezusit, i cili besohet nga të krishterët si Biri i Perëndisë dhe Perëndia vetë e mishëruar, zbritur në tokë për të shlyer mëkatet e njerëzimit, dhe për ta kthyer atë në shtëpinë e Perëndisë.

Sipas Ungjillit të Lukës dhe Mateut, Jezusi lindi nga Maria në Betlehem, ku ajo dhe i shoqi i saj Jozefi po pushonin rrugës për në vendlindjen e tyre, Nazaret, për të marrë pjesë në numërimin e mbarë popullsisë urdhëruar nga perandori August.
 

Për të krishteret e tij lindja e Krishtit është parathënë nga profetësi të ndryshme sipas të cilave mesia do të lindte nga shtëpia e Davidit për të shpëtuar botën nga mëkati.
 

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›