Emrat për deputetë, nis përplasja në PS
Ndërsa deputeti dhe nënkryetari i grupit parlamentar socialist, Erion Braçe, duket se i përket këtij qëndrimi, pavarësisht faktit, nëse ai përfshihet në listën e kandidatëve për deputetë të PS në zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Në mbledhjen e fundit të kryesisë së PS ka qenë Braçe që i është kundërvënë Ramës, ndërsa pas tij duket se qëndron një grup deputetësh të PS, të cilët gjithashtu kanë të njëjtin qëndrim me Braçen lidhur me mënyrën e të bërit opozitë, por shkaku nuk duket se është pikërisht ky. Shkaku mbetet frika e tyre për mospërfshirje në listën e kandidatëve për deputetë.
Sidoqoftë, Partia Socialiste ka nisur kështu organizimin për zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Në mbledhjen e ardhshme të Asamblesë Kombëtare të PS, e cila do të zhvillohet këtë fundjavë në qytetin e Fierit, pritet të diskutohet projekti i riorganizimit të partisë dhe të gjitha procedurat që do të ndiqen për përzgjedhjen e kandidatëve për deputetë të PS në zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Të gjitha strukturat drejtuese të PS do të nisin punën e pandërprerë në bazën e partisë për të ristrukturuar të gjitha organizatat socialiste për të qenë të gatshme për zgjedhjet e ardhshme parlamentare.