E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gishti në supë



Kamarieri i sjell supën klientit dhe ia lë në tavolinë;
Klienti:
-Kamarier, pse e mbaje gishtin brenda supës? A nuk e di që kjo gjë s’është as higjenike e as e kulturuar!
Kamarieri:
-Më falni, e kisha pa të keq, por mjeku më ka thënë që e kam gishtin e sëmurë dhe duhet ta mbaj në vende sa më të nxehta.
Klienti:
-Ou, po mirë, pse nuk e fut në prapanicë gishtin?
Kamarieri:
-Aty e kisha pak më përpara se ta fusja në supë zotëri...

Humori i Enverit

Një ditë shoku Enver u mërzit me humoristat e vet dhe i kërkon këshilltarit që t’i sjellë një humorist të mirë. Këshilltari gjen një humorist nga Shkodra dhe ia çon shefit. Hyn humoristi brenda në dhomën e Enverit dhe u mahnit nga një tapet i bukur me qendisma e me lule.
-Hë mo, të pëlqeu tapeti ee? – i thotë Enveri, -ja kështu do ta bëjmë edhe Shqipërinë një ditë.
Ja pret shkodrani buzagaz:
-Shoku Enver, kam ardhur këtu të të bëj unë për të qeshur, apo ti mua?!...

11 Korrik 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›