VIP-at pa makiazh, çfarë tmerri!
Truku është dhe kjo duket sheshit! Për të qenë gjithmonë në formë perfekte, yjet e Hollivudit, aktrimit dhe muzikës na fakt, bëjnë goxha punë me makiazhet, operacionet dhe përkujdesjet pa fund për imazhin e tyre. Rregullohen qerpikët, fshihen deformimet, rrudhat e madje ndonjëherë jo dhe aq në të rrallë ndryshohet ngjyra e syve, etj. Por ama, kur në plazh ose gjatë seancave të jogës vendosin që të dalin nga shtëpia pa bërë makiazh, atëherë e vërteta del sheshit dhe të fshehtat e tyre demaskohen. Celebritete të kalibrit: Madona, Liv Tyler, Kirsten Dunst dhe Celine Dion, ngjajnë më tepër me shtëpiake të dëshpëruara e depresive, sesa me femrat aq shumë seksi, të ëndërruara prej çdo mashkulli të botës. Publiku kësaj here ka se me çfarë të ngushëllohet; nëse çdonjëra prej jush e ka parë veten në pasqyrë dhe është ndier larg formës perfekte të idhullit të saj televiziv, mund ta shikoni sesi janë realisht edhe femrat më të nxehta e më të famshme pa bërë super-makiazhet e tyre. Nuk kanë asgjë me shumë se ju, madje, ndoshta duken edhe më keq. Nëse u heqim trukimin në ballë, fytyrë e gushë mbijnë si kërpudhat pas shiut rrudhat e tyre. Për këtë mund të pyesni Madonën, e cila është në moshën 50-vjeçare dhe çdo ditë lufton me vitet që kalojnë. Imazhi i saj prej 20-vjeçareje, të cilin Madona do që të na bëjë të gjithëve ta besojmë, nuk është gjë tjetër por një fryt i punës së kujdesshme dhe shumë profesionale të dhjetra artistëve të makiazhit e të produkteve të parukierisë e kozmetikës. E çfarë të themi pastaj për këngëtaren Celine Dion? Ka dalë pa asnjë truk dhe përkujdesje për të bërë plazh. Ajo shfaq qartë shenjat e moshës ndaj duhet të shkojë sa më shpejt të kirurgu i saj i besuar për t’u rregulluar. Edhe bjondina Kirsten Dunst, pa atë trukun e saj, sigurisht që nuk gëzon imazhin joshës dhe duket si studentja më e humbur dhe e turpshme e një kolegji sesa si një yll Hollivudi. Në mënyrë të ndjeshme i bien pikët edhe Liv Tylerit, e cila duhet të tregohet më e kujdesshme dhe të mos shfaqet pa makiazh në publik, pasi tani që është single, rrezikon të mos gjejë të dashur me formën e dobët që shfaq. Një gjë është e sigurtë; nëse ne nuk do ta dinim se kush janë, as që do ta çonim për ide t’i ngatërronim këto personazhe për femra seks-simbol.
11 Korrik 2008