E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aksidentohet 60-vjeçarja, largohet drejtuesi i mjetit

09/12/2008  Gruaja, rëndë në spital

ELBASAN- Aksidenton 60-vjeçaren, largohet pa i dhënë ndihmën e parë. Ngjarja është regjistruar në vendin e quajtur “Rruga e re e trenit” në lagjen “Sul Paprri”. E aksidentuara e identifikuar si Sherife Sadiku, 60 vjeç, me banim në Elbasan është transportuar drejt spitalit kirurgjik ku ndodhet në gjendje të rënduar. Mësohet se drejtuesi i mjetit dhe po kështu targa mbeten ende të paidentifikuar. Sipas të dhënave të para nga policia, autori i aksidentit e ka përplasur gruan 60-vjeçare dhe e ka lënë aty duke u larguar me shpejtësi. Sipas të dhënave të para, 60-vjeçarja ka pësuar hematoma sidomos në kokë. Gruaja ndodhet nën survejimin e mjekëve në reanimacion. Ndërkohë burimet policore shprehen se janë duke u pyetur dëshmitarë të mundshëm të ngjarjes për të bërë identifikimin e mjetit të aksidentit. Ai do të akuzohet për shkelje të rregullave të qarkullimet dhe mosdhënie ndihme dhe largim nga vendi i ngjarjes. Ngjarja e djeshme përveç rrezikimit të jetës së një personi nxjerr në pah dhe një fenomen tjetër mjaft shqetësues, atë të braktisjes së viktimës, e cila përveçse është shumë e shëmtuar moralisht, ndikon dhe drejtpërdrejt në shëndetin e të aksidentuarve. Kjo pasi në të shumtën e rasteve dhënia e ndihmës së parë është dhe fakt kyç në mbijetesën e tyre. Gjithsesi policia e Elbasanit po bën maksimumin për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›