E Shtunë, 31 Tetor 2026

Emre suspendohet për racizëm

Mesfushori i Fenerbahces dhe i Kombëtares turke, Emre Belozoglu është suspenduar për dy ndeshje pas fyerjeve raciste ndaj futbollistit të rivalit Trabzonspor, Didier Zakora në takimin e skuadrave të dielën, ka njoftuar Komiteti Disiplinor i Futbollit Turk (PFDK).

Akuzat, e mohuara nga Emre, njollosin edhe më tepër kampionin e vitit 2011, presidenti i të cilit është duke u gjykuar nën dyshime për kurdisje të ndeshjeve në skandalin që tronditi futbollin turk vitin e kaluar.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›