Tom Jones për të 40’ën herë

Muzicienti i famshëm britanik, Tom Jones, do të publikojë muajin e ardhshëm albumin e tij të 40 me radhë.
Albumi i ri i Jones “Spirit In The Room” (Shpirti në Dhomë) do të dalë në treg më 21 maj, dhe pjesë e tij do të jenë përpunimet e këngëve të njohura të Tom Waits, Paul McCartney, Paul Simon, Loenard Cohen...
Ndryshe, në e albumin e ri të Jones do të jenë gjithsejtë dhjetë këngë, ndërkohë që ‘De luxe” publikimi i albumit të ri do të ketë edhe tri këngë shtesë, si bonus: "Just Dropped In", "Lone Pilgrim" dhe "When The Deal Goes Down".
Albumin e tij të parë në studio Tom Jones e publikoi në vitin e largët 1965. Për punën e tij të palodhshme ai ka fituar shumë mirënjohje ndërkombëtare muzikore. Tom Jones njihet si njëri prej këngëtarëve më të shitur i së sotmes.