E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjirokaster, zjarr ne Drejtorine rajonale te Arsimit

GJIROKASTER- Flakët e zjarrit kanë përfshirë mëngjesin e sotëm drejtorinë rajonale arsimore në Gjirokastër.

Mësohet se catia e ndërtesës dhe një zyrë janë djegur tërësisht, ndërkohë nuk ka të lënduar.

Forcat zjarrfikëse kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje duke parandaluar përhapjen e flakëve në pjesë të tjera të godinës. Godina e drejtorisë arsimore sapo kishte përfunduar së rikonstruktuari dhe sipas hetimeve të para shkak i zjarrit mendohet se është një shkëndijë elektrike.

Fatmirësisht flakët janë shuar në kohë duke shmangur djegien edhe të banesave të tjera, pasi ndërtesa ishte në zonën muzeale.
(NEWS24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›