E Shtunë, 31 Tetor 2026

Majer: Vizita e Bajden, sinjal për angazhimin e SHBA-ve në Ballkan

Uashington -Vizita e nënpresidentit amerikan Xho Bajden në Sarajevë, Beograd dhe Prishtinë, është një sinjal se SHBA-të sërish dhe më me intensitet do të angazhohen në Ballkan, thotë Stiven Majer, ekspert për Ballkanin dhe profesor i shkencave politike në Universitetin Kombëtar të Mbrojtjes.

Sipas tij, kjo ka të bëjë edhe me faktin se në administratën e Obamës janë angazhuar një numër bashkëpunëtorësh të politikës së jashtme të ish-presidentit Bill Klinton, të cilët mendojnë se nuk i kanë kryer punët në Ballkan. Majer gjithashtu thotë se me vendimin për riangazhimin në Ballkan hapet mundësia e emërimit të një dërguari për këtë rajon, gjë që e mbështet Kongresi, ndonëse kjo ide ende nuk ka një mbështetje të plotë të të gjitha vendeve të Ballkanit.

"Në këtë mënyrë sërish do të forcohej influenca direkte dhe më agresive e Uashingtonit, sçp është rasti me të dërguarin e posaçëm për Lindjen e Mesme, Afganistanin, dhe Pakistanin. Mirëpo riangazhimi i SHBA-ve në Ballan mund të minonte rolin dhe përpjekjet e BE-së në rajon, që e kundështon shefi i politikës së jashtme të BE-së Havier Solana", tha Majer për "Zërin e Amerikës".

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›