Emri, Gruevski: Vendimtare takimi Nimiç-Papandreu

Vendimtare për çështjen e emrit janë takimet e Methju Nimic me Qeverinë e Athinës, pas ardhjes së Jorgos Papandreut në pushtet. Kështu u shpreh Kryeministri i Maqedonisë, Nikolla Gruevski një ditë pas takimit me ndërmjetësin e OKB-së, të cilit i përcolli mesazhin se Shkupi dëshiron ta zgjidhë këtë çështje, por qëndrimi i Greqisë të lë përshtypjen se nuk ka hapësirë për bisedime.
"Krahas kësaj qëndrimi i tyre është se emri që ata ofrojnë të jetë për përdorimin të gjithanshëm, brenda vendit dhe jashtë kufijve të Republikës së Maqedonisë, si dhe kanë qëndrim të qartë për mohimin e identitetit maqedonas, mosnjohjen e gjuhës maqedonase dhe mos njohjen e kombit tonë", deklaroi Nikolla Gruevski, Kryeministër i Maqedonisë.
Ambasadori i BE-së Ervan Fuere sot, si edhe Nimici dje, shprehu besimin se të dy vendet do të mundohen që të gjejnë një zgjidhje deri në fund të qershorit, kur përfundon kryesimi aktual spanjoll i BE-së. Por, një pjesë e analistëve vendas janë skeptikë për arritjene një zgjidhje kaq të shpejt.
"Më duket se zgjidhja mund të jetë për momentin vetëm mbi një bazë të përkohshme, që vendi ynë të aderojë në NATO dhe të fillojë negociatat me Bashkimin Evropian me referencën dhe të kërkohet ndonjë kompromis nga pala jonë për të shpëtuar fytyrën e Greqisë. Ky mund të jetë një shembull për tërheqjen e padisë tonë nga Haga", tha Risto Nikovski, Ish-Ambasador.
Në pritje të takimeve të Nimic me Papandreun dhe Zv/ministrin e Jashtëm, Drucas, analistja politike për çështjet evropiane të Fondacionit Heritixh nga Uashingtoni, Sali Meknamara thekson se kontesti nuk është i pazgjidhshëm, por Greqia zgjeroi kërkesat me gjuhën dhe identitetin. Në këtë situatë,ajo sygjeron se duhet të ushtrohet presion ndaj Greqisë.
Frosina Cvetkovska < I mëparshmi