E Diel, 1 Nëntor 2026

Drini i Zi, probleme dhe në Maqedoni

Segmenti rrugor Dibër-Strugë është jashtë përdorimit, pasi sasi të mëdha uji ende e mbajnë rrugën të bllokuar. Trafiku është devijuar në rrugën e vjetër në fshatin Lukovë, ndërsa për kamionët dhe automjetet e tjera të rënda të mallrave është vënë në përdorim një korsi rrugore, megjithatë Drini i Zi vazhdon ende të krijojë probleme.

“Jo vetëm këtu. Uji vazhdon përgjatë lumit dhe vjen deri në rrugë. Nëse rritet niveli i ujit, ekziston rreziku që përsëri të dalë në rrugë”, tha Rashid Abazoski, Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim në Dibër.

“Me ndihmën e makinerive të ndërtimit edhe sot po bëhen përpjekje për të pastruar terrenin, ndërsa përmes ndërtimit të digave po parandalohet dalja e lumit nga shtrati. Por gjurmët e baltës dhe rërës, tregojnë se natën e kaluar ekipi i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, luftoi me vërshimin e lumit Drini i Zi”, raportono Miki Trajkovski, gazetari i ALSAT.

Nën ujë mbetet ende një pjesë e fshatit Lukovë dhe uji i lumit ka përfshirë edhe ambulancën e zonës, ndërsa Kryeministri i Maqedonisë Nikolla Gruevski, mbrëmë ishte në Ohër.

“Deri tani vlerësoj se gjërat janë nën kontroll. Presim që brenda disa ditësh situata të normalizohet”, tha Pande Lazarevski, Drejtori i Qendrës për Menaxhimin e Krizave. “Të gjitha shërbimet tona janë vënë në shkallën më të lartë të gatishmërisë për të lehtësuar situatën e përgjithshme”, tha Nikolla Gruevski, Kryeministër i Maqedonisë.

Niveli i liqenit të Ohrit është 20 cm mbi lartësinë maksimale, ndërsa pas njoftimeve se Kryetari i Komunës se Ohrit, Aleksandër Petreski, do të kërkojë ndihmë nga Bullgaria, presidenti i Kryqit të Kuq Bullgar, Hristo Gligorov, deklaroi për mediat bullgare se do të diskutojë me Kryqin e Kuq të Maqedonisë, për dhënien e një ndihme në rast nevoje.

Miki Trajkovski < I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›