E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Emri”, Hungaria: Gati të ndërmjetësojmë

Hungaria është e gatshme të ndërmjetësojë për çështjen e emrit mes Maqedonisë dhe Greqisë, nëse një gjë e tillë do t`i kërkohet.

Deklarata është bërë nga ambasadori hungarez në Shkup, Franc Kekesh, i cili paraqiti dje prioritetet e vendit të tij, që kryeson presidencën e radhës të BE.

“Hungaria mbështet përpjekjet e qeverisë së Shkupit për t’u anëtarësuar në BE dhe për këtë ajo është e gatshme të kontribuojë për zgjidhjen e çështjes së emrit”, deklaroi Kekesh.

Ndërsa ambasadori i BE në Shkup, Ervan Fuere u bëri thirrje autoriteteve maqedonase që të bëjnë më shumë për përmirësimin e klimës ndëretnike.

“Një test kritik për marrëdhëniet ndëretnike do të realizohet në fund të vitit. Ftojmë autoritetet që të krijojnë një klimë të mirë për zhvillimin e këtij operacioni”, tha Fuere.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›