E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kosovë, mbyllet procesi “Fondi Haradinaj”

Gjykata Supreme e Kosovës i ka dhënë fund procesit gjyqësor lidhur me transaksionet financiare në llogarinë e “Fondit Haradinaj”.

Një panel i kësaj gjykate, pasi ka shqyrtuar të gjitha elementët e cështjes, ka vendosur uljen e dënimit për ish-shefin e kabinetit të Haradinajt, Jahja Lluka.

Gjithashtu, i njëjti panel ka vërtetuar pafajësinë e ish-drejtorit të përgjithshëm të “Kasabanka”, Milazim Abazi, si dhe të ish-drejtorit të filialit të kësaj banke në Prishtinë, Hashim Sejdiu.

Llukës i është ulur me një muaj dënimi prej 10 muajsh burg me kusht, i dhënë nga gjykata e qarkut të Prishtinës, ndërkohë që i është konfirmuar gjoba prej 10 mijë eurosh.

Vendimi i trupit gjykues, i përbërë nga dy gjyqtarë të EULEX-it dhe një gjyqtar vendor, është i formës së prerë, raportojnë mediat kosovare.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›