Koalicioni, Thaçi “peshkon” në ujërat e LDK

Kryetari i PDK-së, Hashim Thaçi ka nisur të kontaktojë deputetë të partisë rivale LDK, për të formuar mazhorancën e ardhshme qeverisëse.
Lajmin e bën të ditur mediat kosovare, të cilat citojnë burime diplomatike të akredituara në Prishtinë.
Sipas këtyre të fundit, Thaçi deri tani ka marrë përgjigje pozitive nga disa kandidatë të partisë së Isa Mustafës që pritet të zyrtarizohen si deputetë.
“Thaçi që tani po “peshkon” deputetë individualë. Deri tani janë katër ata nga LDK që i kanë thënë po”, kanë deklaruar burimet.
Zgjedhjet e 12 dhjetorit nxorën fituese PDK-në, të ndjekur nga LDK-ja, e cila u tërhoq nga koalicioni i mëparshëm me partinë e Thaçit, duke u kthyer në rivalen e saj.